E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise eleminohet Flamurtari

Kryesuesi i Superliges Flamurtari eshte eleminuar nga Kupa e Shqiperise pikerisht ne turin e dyte.

Ka qene skuadra e Bylisit ajo qe ka mundur 0-1 vlonjatet ne shtepi duke i lene ata jashte kompeticionit te dyte per nga rendesia ne futbollin shqiptar.

Ndeshjet e kthimit ne turin e dyte kane percaktuar edhe kater ciftet e turit te trete.

Laci ka shkaterruar 4-0 Gramozin me po te njejtin rezultat ka fituar edhe Vllaznia ndaj Elbasanit ekip ky qe aktivizoi lojtare te rinj per shkak te bojkotit te futbollisteve kryesore per mosmarrjen e pagave.

Kampionia ne fuqi Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Kamzes fale golave te Bakajt dhe te Sefes.

Kundershtari i bluve ne turin tjeter do te jete Shkumbini qe e kishin siguruar kualifikimin qe ne ndeshjen e pare me Kastriotin.

Ka barazuar 2-2 ne ndeshjen e dyte Tirana me Aden por fale fitores 3-0 ne ndeshjen e pare bardheblute kane kaluar ne turin e trete ku do te ndeshen me Bylisin.

Ka fituar Skenderbeu 2-0 ndaj Teutes dhe Besa ka mundur 1-0 Lushnjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›