E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Vllaznia dhe Dinamo City mbyllin pa fitues aktin e parë

Vllaznia dhe Dinamo janë ndarë me barazim 0-0 në gjysmëfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja në “Loro Boriçi” nuk dhuroi gola ndërsa të dy ekipet nuk i dhanë jetë një takimi që vlen shumë, një vend në finalen e madhe të kompeticionit të dytë për nga rëndësia.

Gjithçka mbetet e hapur për duelin e kthimit pasi skuadrat u mjaftuan që të kontrollonin lojën. Sa i përket kronikës pjesa e parë pati vetëm një rast të Zabërgjës për t’u përmendur. Në të dytën ishte Gruda, që po ashtu nuk shënjestroi si duhet portën.

Tashmë skuadrat do të fokusohen te Superiorja ku luftojnë për të qenë pjesë e dy vendeve të para në “Final Four”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›