Kupa e Shqipërisë për vajza, ndeshjet e treta vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinale

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Ndeshjet e treta të Kupës së Shqipërisë për vajza, që do të vendosin kualifikimin direkt për ekipet në grupet A dhe B, do të luhen më 9 dhe 12 shkurt. Deri më tani, vetëm Tirana ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të këtij edicioni.
Në grupin A, Partizani do të përballet me Apoloninë. Të kuqet renditen në vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa Apolonia me 3 pikë falë fitores 3-0 ndaj Gramshit javën e kaluar. Apolonia numëron tri pikë në klasifikimin e grupit A, po aq sa Gramshi. Por për shkak të fitores në ndeshje direkte, fieraket renditen në vendin e parë. Sfida Partizani – Apolonia do të luhet më 12 shkurt, në orën 13:00.
Në grupin B, Laçi do të përballet me Egnatian. Rrogozhinaset morën tri pikë të arta javën e kaluar, duke mundur Kinostudion me shifrat 4-2. Një fitore e Egnatias kundrejt Laçit do t’i dërgonte rrogozhinaset direkt në gjysmëfinale. Kjo sfidë do të zhvillohet të dielën, në orën 14:00.
Në grupin C, Lushnja do të përballet me Teutën të dielën, në orën 12:00.
Përveç tre vendeve të para që kualifikohen direkt në gjysmëfinale, edhe vendi i dytë më i mirë do të kalojë në këtë fazë. Gjithçka do të varet nga rezultatet e ndeshjeve të fundit në secilin grup, për të përcaktuar edhe ekipin e katërt gjysmëfinalist.
Ndeshjet e treta të Kupës së Shqipërisë për vajza:
Grupi A: Partizani – Apolonia, 12 shkurt, ora 13:00
Grupi B: Laçi – Egnatia, 9 shkurt, ora 14:00
Grupi C: Lushnja – Teuta, 9 shkurt, ora 12:00