E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë, u luajtën ndeshjet e para çerekfinale

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan katër ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë rezultate mjaft interesante. Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola (0-0), duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Egnatia mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bylisit në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, Laçi dhe Partizani nuk arritën të shënojnë, duke u ndarë në një barazim të bardhë (0-0).

Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme, Skënderbeu mposhti Dinamo City-n me rezultatin 0-2 në “Elbasan Arena”.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 26 shkurt, ku do të përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›