Kupat e Europës, fitojnë Shkëndija dhe Drita

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur 2-1 Ludogorets në ndeshjen e parë të Play Off-it të Europa League. Tetovarët kanë mposhtur me përmbysje rivalët nga Bullgaria, duke hedhur një hap të madh drejt fazës së grupeve të turneut.
Miqtë shënuan të parët, por Latifi riktheu ekuilibrat në pjesën e parë, ndërsa Ibraimi shënoi golin e fitores për Shkëndijën në pjesën e dytë.
Edhe Drita ka fituar ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur 2-1 Differdange në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dabiqaj në pjesën e parë dhe Krasniqi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë shënuan për skuadrën nga Gjilani.