E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë 19-vjeçarë shkëlqejnë ndaj Belgjikës, Gavazaj shënon një supergol

Shqipëria e vogël bëhet e Madhe. Përfaqësuesja e 19 vjecarëve arrin një fitore bindëse në shifrat 3-1 ndaj Belgjikës në ndeshjen e dytë në grupin 7 të eliminatoreve për evropianin e moshave. E bën diçka të tillë në Vlorë, që duket se është i destinuar për të shkruajtur disa prej faqeve më të suksesshme të Shqipërisë dhe sportit kuqezi. Skuadra e Strakoshës fiton duke bindur, duke dhuruar spektakël dhe duke shënuar gola si ai i Gavazajt, që mund të quhet thjesht I mrekullueshëm. Një supergoditje nga rreth 45 metra që stampohet në trekëndëshin e portës belge dhe në zemrat e të gjithë atyre tifozëve të pranishëm në stadium.Një supergol meriton një superndeshje, dhe kuqezinjtë e vegjël e prodhojnë dicka të tillë duke derdhur djersë në fushë e duke shfaqur në momente të caktuara dhe grimca gjenialiteti. Në pjesën e dytë në momentin më të vështirë tonin, shpëtimi vjen nga Valon Ahmedi, që fillimisht i vidhet mbrojtjes dhe më pas vjedh dhe zemrat e qytetit që i ka marrë emrin duke fituar një 11-metërsh, të cilin do ta shndërroj në gol Kabashi. 2-0 në minutën e 76-të. goli duket se entuziasmon më shumë sec duhet Shqipërinë që opëson vetëm 60 sekonda më pas nga këmbët e Kabasele por duke shfaqur gjithsesi forcë reagimi pasi në të 80-tën ai që i vë vulën sfidës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›