Kuqezinjte zbresin 11 vende

Nje tjeter tregues ky qe Ari Han nuk ka ndikuar qe perfaqesuesja kuqezi te beje hapa perpara, pasi ne kohen kur holandezi zevendesoi kroatin Baric dhe mori drejtimin e kombetares shqiptare ne fillim te vitit 2008, kuqezinjte ishin ne vendin e 81-te.
Gjate epokes Han, kombetarja shqiptare ka patur luhatje te vazhdueshme ne klasifikimin e FIFA-s, rezultati me i mire eshte vendi 76-te ne majin e vitit 2008, ndersa ai me i keqi eshte ne vendin 102-te, ne kohen kur futbolli shqiptar u pezullua nga arena nderkombetare per shkak te konfliktit qeveri-FSHF.
Skuadra jone perfaqesuese nuk fiton ndeshjet ne transferte qe prej 6 qershorit 2007 kur nen drejtimin e Baric munden 3-0 Luksemburgun, nderkohe qe nuk shenojme gol qe prej tetorit te vitit 2008. Kombetarja eshte ne vendin e 5-te ne grupin e 1 kualifikues te Boterorit 2010, duke bere qe zyrtarizimi i largimit te trajnerit Ari Han te jete vetem ceshtje oresh.