E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini gjendeshin bashkë

Gazeta Shqip

_67042455_vienna_map624Vjena, një vit para shpërthimit të Luftës së Madhe, ishte një metropol i zhvilluar, ku përplaseshin të gjitha llojet e personazheve. Dhe në një periudhë të shkurtër, në të njëjtin vend qëndruan ata që u bënë armiqtë e betuar të njëri-tjetrit

Vjenë, 1913

Andy Walker, BBC

Një shekull më parë, një lagje e Vjenës ishte vendbanimi i Adolf Hitlerit, Leon Trockit, Jozef Titos, Sigmund Frojdit dhe Jozef Stalinit. Në janar 1913, një njeri që në pasaportë kishte emrin Stavros Papadopoulos zbriti nga treni i Krakovit në stacionin verior të Vjenës. Me pamje të errët, ai mbante mustaqe fshatari dhe kishte me vete një valixhe të vogël druri.

Unë isha ulur në tavolinë, – shkroi burri që u takua me të, shumë vite më vonë, – kur dera u hap me një krikëllimë dhe një njeri i panjohur hyri brenda. Ai ishte i shkurtër, i dobët, me lëkurë zeshkane. Nuk pashë asgjë në sytë e tij që të interpretohej si miqësore.

Ai që shkroi këto rreshta ishte një intelektual disident rus, redaktori i gazetës radikale Pravda (E vërteta). Emri i tij qe Leon Trocki.

Njeriu për të cilin ai shkroi në fakt nuk ishte Papadopoulos. Ai pati lindur si Josif Visarionoviç Dzhugashvili dhe njihej nga shokët e tij si Koba ndërsa mbahet mend nga bota si Jozef Stalin.

Trocki dhe Stalini qenë vetëm dy nga një numër i madh njerëzish që jetonin në qendër të Vjenës më 1913, jetët e të cilëve do të bëheshin më pas përcaktuese dhe tronditëse për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë.

kafe central klimt 800px-Wien_Hofburg_Neue_Burg_Heldenplatz schiele.self-portrait _67006500_vienna-624getty stalini, frojdi, hitleri _67042455_vienna_map624 kafeja Landtman

Ishte një grup i përbërë nga njerëz shumë të ndryshëm. Dy revolucionarët, Stalini dhe Trocki, qenë në arrati. Sigmund Frojd ishte sakaq i mirënjohur. Psikanalisti kishte ndjekës të shumtë si një njeri që hapi sekretet e mendjes. Ai jetonte dhe punonte në Bergase.

I riu Jozef Broz, më vonë gjeti famë si udhëheqësi i Jugosllavisë. Ai punonte në fabrikën e makinave Daimler, në Viener Neustadt, një qytezë në jug të Vjenës, dhe ëndërronte punësim. para dhe kohë të mira.

Pastaj qe 24-vjeçari nga Austria Veriperëndimore, ëndrrat e të cilit për të studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës ishin rrëzuar dy herë dhe që tashmë banonte në një shtëpi të varfër pranë Meldermanstrase, krahas Danubit. Qe Adolf Hitleri.

Në përshkrimin madhështor të qytetit në këtë kohë, shkrimtari Frederic Morton imagjinon se si Hitleri mund të ketë debatuar me banorët e tjerë të shtëpisë së tij mbi moralitetin, pastërtinë e racës, misionin gjerman, tradhtinë sllave, hebrenjtë, jezuitët dhe masonët e lirë.

Këta personazhe duhet të kenë kaluar shumë kohë në të njëjtën zonë në qendër të Vjenës.

Në qeverisje të Austro-Hungarisë, me rezidencën në pallatin monumental Hofburg në qendër të Vjenës, ishte perandori i moshuar Fraz Jozef, i cili pati qenë në pushtet që nga viti i revolucioneve të mëdha 1848. Arkiduka Franz Ferdinand dhe njeriu i përcaktuar si pasardhës i tij, banonte në pallatin Belvedere aty pranë, duke pritur të merrte fronin sa më parë. Vrasja e tij një vit më vonë solli edhe shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Vjena më 1913 ishte kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze, e cila përbëhej nga 15 popuj dhe mbi 50 milionë banorë.

Megjithëse nuk ishte ekzaktësisht një vend kozmopolitan, Vjena kishte larmishmërinë e vet kulturore, duke tërhequr njerëz ambiciozë nga e gjithë perandoria, thotë Dardis McNamee, kryeredaktorja e Vienna Review, e përmuajshmja e vetme në gjuhën angleze në Austri, i cili ka jetuar në këtë qytet për 17 vjet.

Më pak se gjysma e 2 milionë banorëve të qytetit qenë të lindur në këtë qytet dhe rreth një e katërta vinte nga Bohemia (sot në perëndim të Republikës së Çekisë), dhe Moravia (tashmë në lindje të Çekisë), pra çekishtja ishte një gjuhë shumë e folur krahas gjermanishtes.

Popujt e perandorisë flisnin një duzinë me gjuhë, shpjegon ajo.

Oficerët në ushtrinë austro-hungareze duhej të ishin të aftë të jepnin urdhra në 11 gjuhë përveç gjermanishtes dhe secila prej gjuhëve kishte një përkthim zyrtar të himnit kombëtar.

Kjo përzierje unike krijoi fenomenin e vet kulturor, kafenetë e Vjenës. Legjenda thotë se kafeja në Europë u zbulua në thasët e kapura si plaçkë lufte kur ushtria osmane u largua pas dështimit në rrethimin e qytetit më 1683.

Kultura e kafesë dhe nocioni i debatit dhe diskutimit në kafene është pjesë e jetës vjeneze sot, njësoj siç ka qenë atëherë, shpjegon Charles Emmerson, autor i librit 1913: Në kërkim të botës Para Luftës së Madhe dhe studiues në Chatham House, një qendër kërkimore për politikën e jashtme.

Bashkësia intelektuale vjeneze ishte në fakt shumë e vogël dhe çdokush njihte çdokënd… kjo siguroi shkëmbime mendimesh përtej kufijve kulturorë.

Kjo, sipas tij, favorizon disidentët politikë dhe ata që janë duke jetuar në arrati.

Ti nuk kishe një shtet qendror shumë shu

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›