Kur Kaç Islami erdhi të fshihej me pardesy grash në studion time
Pranvera e këtij viti, 2013, i gjen shqiptarët anembanë globit më të bashkuar se kurrë, por edhe më të motivuar për tju bashkangjitur familjes europiane.
100 vjet më parë, në maj 1913, Konferenca e Londrës e ndau kombin tonë në disa pjesë.
Në këtë jubilé Shqiptarët ndihen krenarë se politikanët e botës e korrigjuan gabimin e 100 viteve më parë, i mundësuan Kosovës mëvetësinë.
Rreth 90 vjet kombi shqiptar e ka kujtuar me dhimbje këtë konference, por shekulli i porsanisur duket i mbarë do tju prijë shqiptarëve.
Por, sa po e justifikojnë politikanët tanë këtë trend?
Pak, ndoshta aspak për mendimin tim.
Konformizmi ka gllabëruar sistemin dhe pushtetet e të gjitha niveleve, individët po mohojnë vetveten, por edhe besimin që u dhanë votuesit.
Shembulli me tipik është atentati kriminal që iu bë javët e fundit demokracisë së vendit dhe kryesisht garantuesit të votës së lire, Komisionit Qendror Zgjedhor; nga një pseudomazhorancë lilipute dhe e cunguar.
Nuk kam pasur asnjëherë iluzionin se pushteti i Sali Berishës, i provuar dhe i sprovuar për keqqeverisje, fakt ky tashmë i kuptuar dhe i pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar do ti bënte ndonjë të mirë demokracisë së këtij vendi.
Koha e provoi se pushteti aktual ka transformuar sloganin mitik Liberté-Egalité-Fraternité në Padrejtësi-Pabesi-Paaftësi. Por kurrë nuk e kam menduar dhe as shkuar nëpërmend se kjo maxhorance e ardhur në pushtet me vota të vjedhura, dhe pasi u mbajt në pushtet me paterica për më shumë se tre vjet, do të mund të qëndronte akoma në zyrat e pushtetit të pamerituar, duke përdorur mercenarët, të cilët me votat e trafikuara në parlament, penguan rrëzimin e qeverisë Berisha, dhe më keq akoma, votuan amendamente të sajuara për shkarkimin e njërit prej përfaqësuesve të KQZ-së; futen në krizë institucionale dhe konstitucionale vendin.
E pranoj diversitetin e mendimit dhe lirinë e votës së tyre, por nuk mund të pranoj përdorimin e tyre deri në ekstrem për të justifikuar votën.
Unë nuk gjej asnjë argument për të justifikuar atë veprim, por dua tju them se justifikimi për inat të Edi Ramës nuk i shfajëson, Edi Rama është kryetari i PSSH-së, por jo e majta shqiptare, kauzën e të cilës e kemi mbrojtur me aq mund përballë verbërisë së pozitës.
Nuk ka logjikë që mund të pranojë që përgjatë një legjislacioni 7 deputetë të transformojnë votat e zgjedhësve në anë të kundërt të vullnetit të tyre, për te ndërtuar një pushtet antidemokratik.
Nëpërmjet këtij shkrimi do të doja tju kërkoj falje mallakastriotëve, por edhe gjithë votuesve të së majtës shqiptare që kam përkrahur, promovuar, por edhe mbrojtur fizikisht Kastriot Islamin; njërin prej ish-drejtueseve më të lartë të shtetit, tashmë i përdoruri më i lartë i pushtetit antidemokratik të Sali Berishës.
Nuk e bëj këtë për të përcaktuar nëse është Kaçi i Zi (sipas Berishes dhe popullit) apo Kaçi i Bardhë (sipas Berishës kur i duhen kokrrat) se këtë e keni parë e lexuar gjate gjithë javës së kaluar nëpër ekrane dhe blogje, ku Kaçi mundohej të mbronte nderin duke justifikuar virgjërine që ia prishen Jakubinët. Ciçolina do ta kishte zili!!
Me qëllimin që lexuesi të kuptojë këtë ndjesë publike, jam i detyruar tju ekspozoj një fragment nga ditari im i periudhës shkurt-mars të vitit të mbrapshtë 1997.
një pasdite të kthjelltë fillim-marsi, pa rënë akoma muzgu, bie zilja e derës së vilës. Zakonisht nga kjo hyrje vinin pacientet, por meqenëse koha ishte e papërshtatshme dhe situata e rendit e trazuar, shkova vetë të shihja kush ishte. Pasi hapa derën, paraqiten dy persona, i pari më prezantohet si shoqëruesi i Kastriot Islamit, Qakua. Pas Qakos vërejta një person të shkurtër, të ngjeshur, i veshur me një pardesy grash bojëqielli, që i mbulonte deri edhe këpucët, dhe me kapuç që i kishte mbuluar pothuajse gjithë fytyrën. Për një moment mendova se mos kishte sjellë gruan për vizitë, por në çast Qakua mu afrua dhe me zë të ultë me thotë: Kam sjellë Kaçin I futa brenda dhe i ula në sallën e pritjes së pacientëve.
Kastrioti, me zë të dridhur, që me të vërtete tregonte një frikë të brendshme, tha:
-Do doja të strehohesha disa ditë këtu se ndihem i rrezikuar në shtëpinë time ku shihen kapuçzinj të dyshimtë dhe forca të shumta të SHIK-ut që më kërkojnë.
U befasova nga kjo kërkese, aq më tepër që unë në punën time nuk e perceptoja situatën kaq të rënduar dhe të rrezikshme. Në vilën time nuk kisha as roje, as armë. Kastriotin e njihja shumë pak, e kisha takuar vetëm dy herë, herën e parë në një pritje dhe të dytën në klinikë, kur ma sollën për ti mjekuar një plagë në kokë që ia kishin shkaktuar forcat e rendit gjatë një manifestimi te Rruga e Kavajës.
Duhet të merrja një vendim të menjëhershëm. Hyra në sallonin e shtëpisë për ta diskutuar me gruan. Pasi ia thashë problemin, ajo me foli prerë:
-Nuk di çfarë të them, ti e di vetë, bëj çfarë të duash, por mendo më shumë për vajzat se janë të vogla.
Kjo përgjigje ma vështirësoi edhe më shumë marrjen e vendimit
U ktheva në sallën ku prisnin Kastrioti dhe Qakua. Pothuajse instinktivisht:
-Dëgjoni, u thashë: Nëqoftëse juve nuk ju ka ndjekur njeri deri sa hytë në shtëpinë time, këtu do të jeni i sigurt.
E akomodova Kastriotin në një nga dhomat e klinikës ku ai kaloi 12 ditët më të trazuara të katrahurës së marsit 97, periudhë që i ka lënë vendit një njollë të zezë të pashlyeshme i rrënoi ekonominë dhe i vrau shpresën për zhvillim demokratik.
Dy momente për tu veçuar:
1 Në kulmin e pasigurisë, kur në media sajohej S. Brokaj me kallashnikov në krah-qafë, Kastrioti u frikësua shumë Për ta qetësuar, i them:
- Mos ki frikë se unë të kam hapur një kartelë, dhe n.q.s. vjen njeri, do ti them se është një pacient që kam operuar dhe i përgatita një fasho duke e porositur ta vinte në sy në momentin e duhur. Për fat nuk patëm as një shqetësim gjatë gjithë ditëve që ish- kryetari i parlamentit dhe deputeti i Kuvendit të vendit tim u strehua në shtëpinë time si pacient ilegal.
2 Një ditë para se të linte vendstrehimin, diskutuam për të ardhmen politike të vendit. Unë mbroja idenë e pajtimit kombëtar duke izoluar totalisht Berishën (këtë ide e kisha krijuar më shumë nga të thënat e miqve dhe kolegëve të mi që rrinin shumë afër Berishës, sepse vetë nuk e njihja nga afër, e kisha takuar vetëm një herë në 1992, kur një
