E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur koka e komunizmit terhiqej zvarre ne rruget e Tiranes

Si e shihte bota ate qe ndodhte ne Shqiperi 20 vjet me pare me 20 shkurt diten kur monumenti i diktatorit me te ashper te Evropes do te terhiqej zvarre ne rruget e Tiranes nga mijera qytetare qe i dhane fund regjimit komunist ne Shqiperi. Kronikat e New York Times dhe komentet per ate qe ndodhte ne rruget e Tiranes e Durresit botohen sot ne Standard.

Pas disa betejash me policine dhe njesi ushtarake qe ishin grumbulluar ne sheshin Skenderbej rreth qindra mijera protestues arriten te hidhnin poshte monumentin e Enver Hoxhes duke i dhene fund shpreses se mbetur te regjimit komunist ne Shqiperi. Kjo situate nuk mund te mos terhiqte vemendjen e mediave nderkombetare te cilat ato dite i kushtuan nje peshe te vecante Shqiperise. Standard boton sot shkrimet e New York Times te datave 20 dhe 21 shkurt te vitit 1991 per situaten ne Shqiperi.

20 shkurt 1991

Shqiptaret nen presion u premtohet nje qeveri e re

Duke iu pergjigjur nje rryme gjithnje e me ne rritje te demonstratave antikomuniste Presidenti i Shqiperise tha sot se do te emeroje nje qeveri te re. Une kam vendosur te marr ne duart e mia qeverine dhe te krijoj nje qeveri dhe nje Keshill Presidencial te ri - tha Ramiz Alia ne nje transmetim ne televizionin shteteror. Ai tha se ndryshimi ishte i nevojshem per paqe dhe demokraci.

Duke deklaruar se vendi ishte ne nje cast kritik ai beri thirrje per qetesi dhe bashkepunim nga partite e sapolegalizuara opozitare ne vend. Studentet protestues kane kerkuar doreheqjen e ministrit te Jashtem Reiz Malile ministrit te Drejtesise Enver Halili dhe te tjere. Z. Alia nuk dha detaje se kush do te perfaqesohet ne keshillin e ri por tha u takua sot me udheheqesit e te gjitha partive opozitare dhe organizatave politike.

Ne duhet te punojme per te dale nga kjo situate - tha ai. Demonstratat antikomuniste dolen nga kontrolli sot me protestuesit qe ne te pakten dy qytete hodhen statujat e Enver Hoxhes themeluesit te Shqiperise komuniste. Oficeret e policise me disa qene gjuajten ne ajer ne nje tentative per te parandaluar mijera qytetare per te arritur ne statujen shumemetroshe te Hoxhes qe dominonte ne sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes kryeqytetit shqiptar sic tregoi televizioni. Por oficeret me pas nisen qe te mbeshtesnin qytetaret ne protestat jubilante per demokraci tha televizioni dhe deshmitaret.

Turmat mbushen ajrin me shenja ne forme V-je dy gishta dhe bertisnin slogane opozitare teksa dy helikoptere ushtarake fluturonin ne ajer thane deshmitaret. Ben Ruka gazetar ne gazeten kryesore opozitare Rilindja demokratike tha se dy persona u demtuan lehte nga guret e hedhur teksa protestuesit po rrezonin statujen.

Statujat qe u hodhen edhe ne Tirane dhe ne qytetin port te Durresit simbolizonin dekada te represionit te pashpirt dhe varferine per shume ne kete komb te izoluar ballkanik te 3.2 milione banoreve. Njerez te kontaktuar ne Tirane qe kerkuan te mos identifikoheshin thane se kishin degjuar se statuja e Hoxhes ishte hedhur edhe ne qytetin juglindor te Korces. Nuk ka konfirmim zyrtar per kete incident.

Z. Hoxha ne menyre te ashper hoqi te gjithe kundershtaret politike gjate 41 viteve te pushtetit qe mori fund me vdekjen e tij me 1985. Duke u ndare me Bashkimin Sovjetik me 1961 dhe me Kinen ne fund te viteve lsquo70 ai e udhehoqi Shqiperine drejt izolimit dhe veshtiresive ekonomike. Por z. Hoxha vijon te kujtohet nga shume shqiptare te moshuar dhe komuniste si clirimtari i kombit nga nazistet ne Luften e Dyte Boterore.

Ne dhjetor pasardhesi i z. Hoxha z. Alia nisi te kthente regjimin e ashper 46-vjecar komunist pas kater ditesh protesta. Ndryshimet perfshijne pergatitjen e zgjedhjeve te lira me 31 mars dhe me pak kufizime te te drejtave te njeriut. Por ekonomia e planifikuar qe prej kohesh eshte dobesuar nga tendenca per veteplotesim eshte tashme drejt kolapsit.

Nje tjeter proteste perfundoi sot pasi Kryeministri Adil Carcani tha se do te respektonte kerkesat e perafersisht 700 studenteve dhe pedagogeve ne greve urie dhe do te riemertonte Universitetin Enver Hoxha te Tiranes. Agjencia shteterore e lajmeve raportoi se grevistet e urise i dhane fund greves se tyre ne mbremje pasi degjuan deklaraten e z. Carcani.

Demonstratat e sotshme nisen kur dhjetera mijera shqiptare u grumbulluan ne kampusin e Tiranes ne mbeshtetje te grevisteve te urise. Nje gazetar zyrtar tha se puna u paralizua sot ne shume pjese te kryeqytetit.

21 shkurt 1991

Protesta te reja ne Shqiperi zgjerohet kriza

Me mijera shqiptare duke demonstruar ne rruget e kryeqytetit per ti dhene fund regjimit komunist dhe me ekonomine e vendit ne dridhje Presidenti Ramiz Alia nisi sot nje tentative per te formuar nje qeveri krize.

Udheheqesi 65-vjecar qe eshte gjithashtu Sekretari i Pare i Partise Komuniste mori ne kontroll personal ne te gjithe aparatin qeveritar. Z. Alia deklaroi te merkuren ne mbremje ne televizor se do te plotesonte kerkesat duke zevendesuar qeverine 23-anetareshe te Kryeministrit Adil Carcani 18 prej te cileve jane ne rangun e ministrave te kabinetit.

Komunistet qe erdhen ne pushtet ne vitin 1944 me fuqine e partizaneve shqiptare qe arriten te debonin okupuesit e Boshtit kane sunduar Shqiperine qe atehere. Prej mesdhjetorit kur protesta masive mbushen Tiranen dhe cdo qytet tjeter te vendit 3.5 milionesh Shqiperia ka qene ne kufijte e nje kryengritjeje popullore.

Kete mengjes ne Tirane inati i demonstruesve u perqendrua serish ne monumentet dhe simbolet qe kishin lidhje me Enver Hoxhen drejtuesin e dikurshem partizan qe sundoi vendin si nje diktator prostalinist deri ne vdekjen e tij me 1985 pasi kishte percaktuar z. Alia si pasardhesin e tij.

Protestuesit levizen drejt muzeut Enver Hoxha duke tentuar ne dukje te shkaterronin ndertesen qe eshte ndertuar si nje shqiponje ne Bulevardin e Deshmoreve rrugen kryesore te kryeqytetit. Ata u kthyen teksa te shtena paralajmeruese u shtine ne ajer nga anetare te njesise se armatosur qe ishte vendosur ne hyrje.

Tanket dhe makinat e blinduara bllokuan gjithashtu hyrjen ne bllokun e vilave ku qendrojne anetaret e elites se Partise Komuniste perfshi vejushen e Hoxhes Nexhmien. Pasi u kthyen ne qendren e qytetit ne sheshin Skenderbej emertuar per udheheqesin e shekullit te pesembedhjete qe eshte Heroi Kombetar i Shqiperise protestuesit hoqen nje shenje gjigande te lyer te shkronjave metalike te lyera ne te kuqe ne maje te pallatit te kultures ku mburrej Partia Komuniste duke lene vetem shkronjat Shqiperia. Pastaj turma e qindra demonstruesve dogji librat dhe fotografite e Hoxhes ne bazen e statujes shumemetershe te Hoxhes qe ishte hequr nje dite me pare.

Megjithese demonstratat e meparshme cuan ne perplasje te dhunshme me njesi te ushtrise dhe policise duke shkaktuar plagosjen e dhjetera oficereve dhe demonstruesve shqiptare duket se askush nuk eshte vrare nga kryengritja popullore.

Ne nje interviste telefonike sot nje udheheqes i opozites ne Tirane ia dedikoi mungesen e gjakderdhjes tek Presidenti Alia duke thene se ai personalisht kishte urdheruar policine dhe trupat qe te mos hapin zjarr mbi protestuesit.

Deri tani Presidenti Alia ka pranuar hap pas hapi te gjitha kerkesat e ngritura nga protestuesit. Ai ka nisur ate qe quan nje proces demokratizues. Muajin e kaluar dhe deri tani protestat masive nuk kane kerkuar heqjen e tij.

Nuk eshte ende e qarte nese qeveria e emergjences e z. Alia do te permbajne anetare te partive opozitare te sapoformuara te Shqiperise. Nje figure kryesore opozitare Gramoz Pashko tha sot se Partia Demokratike do te kundershtoje cdo oferte per te marre pjese ne koalicion me komunistet.

Se bashku me tri parti te reja opozitare partia dymujorshe eshte duke bere fushate kunder komunisteve ne zgjedhjet e programuara per 31 marsin. Zgjedhjet fillimisht ishin percaktuar per ne 3 shkurt por u shtyne nga Presidenti Alia pas kerkeses se opozites.

Nje qytetar ne Tirane tha se z. Alia u takua sot me z. Ibrahim Rrugova udheheqesin e Lidhjes Demokratike te Kosoves organizaten me te madhe politike te minoritetit shqiptar ne Jugosllavine fqinje.

Kjo levizje solli nje dimension te ri ne levizjen popullore shqiptare pasi eshte thuajse e qarte se do te kete ripercaktim te sjelljes ndaj udheheqjes serbe ne Beograd qe vitet e fundit ka zhvilluar nje politike te shtypjes te 1.7 milione shqiptareve etnike ne rajonin e Kosoves ne Serbi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›