Kur lejohet kapiteni te largohet nga anija

Me 3 gusht 1991nje lende eksplozive shpertheu ne sallen e makinerive te kryqezorit grek Oceanos.
Anija me qindra persona ne bord kthehet para bregdetit afrikanojugor anohet gjithnje e me shume dhe fillon ngadale te mbytet. Ne kete moment ekupazhi duhet te kujdesej per shpetimin e njerezve. Por pjesa me e madhe e anetareve te ekuipazhit largohen nga anija me varkat e shpetimit duke lene nga pas 200 pasagjere. Helikopteret vijne ne ndihme. Nje nga te pare qe terhiqet nga helikopteri eshte kapiteni Yiannis Avaranas. Dhjetera burra gra dhe femije ne bord luftojne per jeten. Me vone Avaranas pati thene se Nese kam dhene urdherin e largimit nga anija atehere nuk ka rendesi kur largohem une. Urdheri vlen per te gjithe. Nese disa vete duan te qendrojne atehere le te qendrojne.
Ne cdo anije me vela dhe avull...
Ne kete menyre Yiannis Avaranas ka shkelur nje ligj te lashte lundrimi sipas te cilit kapiteni largohet ne rast emergjent i fundit nga bordi. A ekziston ky ligj apo eshte vetem mit Uwe Jenisch thote se nuk ekziston asnje paragraf ku te shkruhet kjo shprehimisht. Profesor dhe specialist per lundrimet nderkombetare ne Universitetin e Kielit Uwe Jenisch shton se kete rregull mund ta nxjerresh si perfundim nga rregulla te tjera
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Dr. Uwe JenischNe cdo anije qe del tym dhe ka vela vetem njeri ka komanden. Ky eshte nje rend hierarkik i shkruar ne te gjitha anijet. Vete kapiteni eshte pergjegjesi i vetem ne krye te anijes. Ai ka te drejten e dhenies se urdherave. Ai duhet te drejtoje aksionin e evakuimit dhe sa kohe qe anija ekziston pergjegjes eshte ai.
Pervec kesaj ekzistojne ekuipazhe te mira ku kapiteni e drejton anijen si babai nje familje. Kjo eshte arritur historikisht. Pra mund te flitet per te drejte zakonore. Por per tu shkruar nuk ekziston gjekundi.
Organizata nderkombetare detare International Maritime Organisation IMO ne Londer rregullon sigurine e lundrimeve ne gjithe boten. Por kontrolli i kualitetit te ketyre ligjeve eshte kompetence e shteteve thote Jenisch. Ne rastin e Costa Concordia administrata italiane duhet te behet aktive dhe te respektoje rregullat nderkombetare.
Dirigjim me i mire nga nje helikopter
Edhe zevendespresidenti i Shoqates se kapiteneve gjermane dhe oficereve te anijeve Willi Wittig mendon se kapiteni mban pergjegjesine ultimative per anijen e tij. Megjithate pergjegjesia nuk eshte e thene se duhet te mbahet duke qendruar vetem ne pultin e komandimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjate aksionit te shpetimit pas aksidentit te Costa Concordia-s Keshtu kapiteni i cili u largua para kohe nga anija duke u terhequr nga nje helikopter argumentoi se prej aty ai mund te dirigjonte me mire aksionin e shpetimit. Ai u shpall i pafajshem nga nje gjykate ne Londer dhe vazhdoi edhe me vone punen si kapiten kryqezoresh.
Durim per sigurimet
Shoqerite e sigurimit sigurisht qe nuk do te ishin te kenaqura nese kapiteni largohet para kohe nga anija. Sepse nje anije qe ne rast emergjence lihet e vetme nga ekuipazhi eshte ne pronesi te atij qe e mban. Per kete arsye ka pasur shume cudira. Keshtu per shembull kapiteni i anijeve amerikane te mallrave Flying Enterprise danezi Hendrik Kurt Carlsen qendroi ne vitin 1951 si personi i fundit ne bord kur anija ishte duke u mbytur. Gjoja per arsye te teknikes se sigurimit. Por vite me vone u mesua se ai e kishte siguruar Flying Enterprise si prone te kompanise se anijeve.
Autor Klaus Jansen/ Aida Cama
Redaktoi Esat Ahmeti