“Kur në mes është Reali”! Reagon Prestianni: U dënova pa prova, ata gjuajnë me grusht

Ditët e fundit emri i Gianluca Prestianni përfundoi në qendër të kronikave sportive dhe jo vetëm. Ai u akuzua për sulm racist ndaj Vinicius të Real Madrid gjatë ndeshjes së parë të Play-off-it në Champions.
UEFA, pasi hapi një hetim për lojtarin e Benfikës, vendosi ta pezullojë me një ndeshje argjantinasin, Në fakt, nuk pati prova bindëse kundër tij dhe klubi portugez bëri rekurs, por pa sukses.
Për çështjen në fjalë lojtari është ankuar publikisht, duke bërë një postim me “helm” në X, që më pas e fshiu. “Siç është e dukshme, mund të godasësh me grusht kur topi është larg dhe të mos ndëshkohesh. Dikush tjetër mund të ndëshkohet pa pasur prova. Tani as përpiqen të fshihen kur në mes është Real Madrid. Është e turpshme”, – ka shkruar argjentinasi.
Prestianni i referohet një kontakti në lojën pa top mes Samuel Dahl dhe Federico Valverde. Nga pamjet duket se uruguaiani godet me grusht lojtarin e Benfikës. Episodi në fjalë nuk u kontrollua fare në VAR, çka solli irritimin e Benfikës dhe të lojtarit argjentinas.