E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”/ “Liria ka Emër” publikon pankartën

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka publikuar një pankartë me mbishkrimin “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj.

Fotografia është publikuar në një periudhë kur në Hagë pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Liria ka Emër” gjatë këtij viti ka zhvilluar një sërë aktivitetesh publike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe procesit në Hagë.

Në mesin e aktiviteteve të organizuara nga platforma ishte edhe “Marshi për Liri”, i mbajtur më 12 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›