E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur shpifjet e të indoktrinuarve shumohen në 100 vjetorin e pavarësisë

23-10-2012 / Nga Kostaq Xoxa

Personi që ka thënë (dhe e ka shkruar në një të përditshme) se po glorifikohet figura e Zogut dhe po zbehet figura e I. Qemalit, është një propagandist fanatik i Enver Hoxhës. Kjo që sapo thamë mbetet një fakt i pakundërshtueshëm, po të marrim parasysh se, kur ishte ministër i Jashtëm fill pas katrahurës së 1997-s, bëri një risí që s`do të kishte jetësim veçse në vendin tonë të trallisur pas gjëmës së ’97-s. Ishte një revansh i së majtës ekstreme, kur fjala “glorifikim” i takonte vetëm Enverit, pa droje dhe pa përgjegjësi historike. Muret e brendshme të ministrisë së Jashtme e provojnë këtë fanatizëm. Enveri e kishte për nder që ishte ithtar i Stalinit. Ishte, pra, një Stalin i vetëdeklaruar. Edhe kur stalinizmi u zhduk nga idiolatria e të verbuarve, - apo e të mashtruarve, - si edhe nga emërtimet e partive majtiste të kontinentit tonë e më tej. Ky emër u bë simboli i së keqes në vendburim, në BS, qysh në Kongresin XX. Stalinizmi mbeti një relikt monstruoz.
Kështu, pyetja është e drejtpërdrejtë: A mund të ndodhte në komunitetin europian, drejt të cilit frymëzohet më shumë se 85 % e popullit shqiptar, një paradoks i glorifikimit të diktatorit? Glorifikimi i diktatorit është i njëvlefshëm me glorifikimin e tërthortë të Stalinit. Në 16 shtatorët e Konferencës së Pezës është bërë bash ky profaním historik: glorifikimi i një tirani! Atëherë a mos, vallë, adhuruesi i diktaturës stonon në përçapjet e sotme për hyrjen me të drejta të plota në BE? Ai mbetet i jashtëkohshëm në mëtimin e nënkuptuar prej tij se vetëm nazizmi i përket kategorisë së totalitarizmit, ndërsa bolshevizmi apo komunizmi ekstrem është jashtë kësaj kategorie! Natyrisht, nëse politikani i dështuar në politikë (kryetar partie, që i mungojnë votat qoftë edhe për një deputet të vetëm në parlament), është i dështuar edhe si “historian”. Do të ishte sikur, në botën e emancipuar perëndimore, të dilte dikush dhe të ekzaltonte Dr. Gëbelsin!
Tani ky propagandist i së keqes më shumë se historian, i asfiksuar nga një megalomaní patologjike, kërkon protagonizëm (paçka se është enverist i vetëdeklaruar = stalinist), në festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sulmon edhe kryetarin e ekzekutivit tonë, duke thënë se kryeministri nuk mund të japë mendime historike, sepse nuk është historian! (historinë na e lini neve, historianëve!). Është si të thuash se Kronini nuk mund të jetë letrar se është doktor!
Në këtë shkrim tinëzar të tijin, i ashtuquajturi historian nuk jep asnjë fakt, asnjë person, asnjë indicie që të provojë se po glorifikojnë Zogun. Zogu ka nevojë të rehabilitohet e jo të glorifikohet! (Të na falet përsëritja e fjalës “glorifikim” që s’është jona, - madje është edhe jashtë standardit gjuhësor, - por e atij që glorifikimin e E. Hoxhës kërkon t’ia veshë Ahmet Zogut I). Është detyrë historike t’i hiqet balta e ndyrë e Enver Hoxhës i cili ka qenë tolerant më tepër nga ç’duhej ndaj një dështaku provimesh universitare në Monpelié, të cilin e lejoi ta vazhdonte aventurën në Konsullatën Shqiptare të Brukselit, në mirëbesimin e Konsullit Marothy! Pavarësisht se Enveri kishte  mbrojtjen e Eqrem Libohovës, do të mjaftonte vetëm një lëvizje e gishtit të vogël i Zogut që ta  bënte baltëhedhësin e mëvonshëm Enver ndaj bamirësit të tij, sa t’i dhimbej gurit e drurit! Historia merret edhe me nuanca të tilla, që falsifikatori i historisë bën sikur nuk i di! Ai di vetëm të quajë kryehistorian një aventurier të pashkolluar, çdo fjalë e të cilit ishte për të isshte një margaritar. Eruditi i gjithanshëm i Liceut Kombëtar të Korçës, Selman Riza, me njohuri që nga matematika (kishte diplomë të veçantë) gjer te gjuhët e huaja, (me dhjetëra) ishte poshtëruar gjer në marrjen me lutje nga Biblioteka Kombëtare, të librave të linguistikës në gjuhë të huaja, kur ishte degraduar gjer në ciceron të një muzeumi të Beratit!
Me këtë metër konsideratash është ngjizur psikologjikisht ky ithtar i një injoranti kur, sipas një vetie të thjeshtë që quhet “kalimtare” në matematikë, kur ka për “mjeshtër” një ngelës në biologji (në Monpelié), merre me mend se sa shkencëtar i madh i hisorisë na qenkesh në histori në masë krahasimore! Prandaj e ka të lehtë ta fyejë për kulturën e tij S. Berishën, një profesor doktor i kardiologjisë, i çmuar në qarqet ndërkombëtare shkencore. Kurse ai vetë, kur vjen puna të japë një vlerësim për Muharrem Bajraktarin, që ishte “armik” se nuk ra në kurthin e provokatorëve komunistë që vajtën ta vrisnin prapa krahësh, teksa ai po luftonte kundër gjermanëve, dha këtë përgjigje hileqarësh: - “Për të ende nuk kam krijuar një optikë të saktë. Duhet të thellohem akoma në studime për të thënë diçka të saktë dhe precize. Përgjigjen për të do ta jap kur të vijë momenti, pas shfletimit të dokumenteve ekzistuese të kohës”.
Përgjigje e mospërgjigjes. “Kur të vijë momenti!”. Kur kjo është më se e qartë nga Plen i 2-të i KQ të PKSH-së i Beratit (23-27 nëntor 1944), vepër e ribotuar. Pra, për këtë çështje janë të informuar më mirë se profesori i nderuar, - siç shprehet me ironi në një polemikë të gjatë, të botuar në një gazetë tonën, një miku im, inxhinier në Amerikë – edhe studentët mesatarë të fakultetit të historisë! Mos kërkon ndonjë dietë të majme që të vejë afër Polit të Veriut për t’u thelluar më tepër, që ballistët janë kolaboracionistë? Si juristi me emër në të gjithë Europën, Thoma Orollogai, që u propozua për drejtimin e seancave të Mbledhjes së Mukjes nga vetë nacionalçlirimtarët dhe pastaj, fill pas mbarimit të luftës, u arrestua dhe u ekzekutua si kolaboracionist! Muharrem Bajraktari, me t’u kthyer në Shqipëri në vitin 1940, u vu në krye të qëndresës antifashiste në zonën e Kukësit. Në shtatorin e vitit 1943 çliroi qytetin e Kukësit Më 10 gusht 1944, me krerët e Lumës dhe të Hasit, organizoi “Besëlidhjen e Lumës”, në luftën kundër gjermanëve. Nuk pranoi bashkimin me forcat komuniste, të cilat i quante si terroriste. Sigurisht të tilla ishin, gjersa i bënë atentat në Gostil të Kukësit. Mbase ky historian s’di se S. Malëshova kishte provuar me fakte në Pl. e 2-të se Enveri është terrorist dhe ky i fundit e pranoi akuzën, për t’u shpaguar më vonë me kritikuesin. Mos të lodhet kot kërkuesi i “optikës së satkë”, se e ka sqaruar Manush Myftiu të cilit, si anëtar i B. Politike, ky megaloman i studimeve të thelluara e përkulte kurrizin me kokën gjer në qilim, në atë kohë. Por ja çka tha në plenum Manush Myftiu: “Për Muharrem Bajraktarin, kur kemi dëgjuar se ky kishte filluar të luftonte gjermanët, ne u dëshpëruam, se ky element i pademaskuar dhe i pakomprometuar do të fitonte influencë dhe do të tërhiqte turmat me vete. (. . .)  Ky qëndrim i rrezikshëm na e forcoi bindjen për ta zhdukur. Zhdukja e tij ishte e domosdoshme. Ne menduam dhe për mënyrën si ta zhduknim. (…) Populli e pa se ne e goditëm Muharrem Bajraktarin prapa krahëve, kur ai kishte ardhur të na jepte dorën…”. I mbetet historianit ekzibicionist të thellojë vetëm një gjë: Cili ishte qëndrimi “i rrezikshëm” i Muharremit? Se luftonte gjermanët dhe komunistët dëshpëroheshin? Se s’mund të demaskohej? Se ishte element i pakomprometuar? Se tërhiqte turmat në këtë luftë? (Po përdorim fjalët e Manushit). Prandaj ishte e domosdoshme zhdukja e tij?
Për qëndrimin e Muharrem Bajraktarit flet shquar edhe letra e dërguar nga ish-sekretari i parë politik i qarkut, Abedin Shehu dërguar KQ, në të cilën shkruante: “Siç kemi referuar dhe herë të tjera, Muharrem Bajraktari është një njeri që, duke përfituar nga moskomprometimi direkt me okupatorin dhe reaksionin në kohë të mëparshme, ka influencë të konsiderueshme në Lumë si dhe në zonat e tjera të malësive të Veriut, bilé ka filluar të shtrijë ndikimin e tij edhe në Kosovë”.
Ja që lufta civile ka qenë e qenësishme. Le të hidhërohet sa të dojë historiani enverist. Së fundi le të pyesë shefin e tij politik, Edi Ramën. Mund të ma mbylllë gojën me thënien e sinqertë: Edvini s’di ç’thotë. Ai kundërshton vetveten! Sigurisht! Por me këta njerëz inkoherentë ti iu bashkove bllokadave, dhe rrugaçërive me lekët që shpërndante kinssesindikalisti pa parti Fiqiri Xibri, për atë dukurinë e pangjarë që të mblidheshin rrumujaxhinjtë e çdo kallëpi, përmes korrupsionit mitingash: me pare në bordero. Quajeni pa parti po deshët. Por ja që u gradua për këtë korrupsion të tipit demonstratë (paqësore?) me shpresën se u marrka pushteti pa votë!
Këta lloj historianësh, duke mos ditur të fshehin as enverizmin e tyre (le të pyetet Doris Paku) kurrë s’kanë për të qenë objektivë .Aai për të cilin po flasim  di vetëm të na mallëngjejë me daljen në mbrojtje të një gruaje për meskinitete politike, por ra squk kur dolën provat se kjo grua ishte bashkëpunëtore e Sigurimit, duke marrë më qafë gratë e huaja dhe familje të tëra, të cilat i spiunonte pa pikë galjeje. Sa për Atdhetarizmin e Zogut, le të studiojë Aleksandër Lesonën, jo aventurierin antishqiptar Galeaco Çianon. Kurse Enver Hoxha  i kishte dhuruar skeptrin e Sekretarit I të KQ të PKSh-së, shokut Tito! A e di ky farë historiani se  numri i parë i revistës së  Shoqatës “Kombëtare” Shqipëri-Jugosllavi ka dalë jashtë qarkullimit, si libri i djegur i shefit të tij? Aty gjendet ftesa e Enverit të cilit i ofrohetofiqi i Sekretarit I të KQ të P.Komuniste Shqiptare! Akt tradhtie të cilin as Kuislingu s’e kishte bërë!
***
Po na zbehet figura e I.Qemalit! Është një sajesë e pastër e një historiani që s’e ka për gjë që të mos japë një shembull të vetëm të një injorance të tillë të supozuar. Ai shkruan: “I.Qemali mbeti në hije në periudhën e parë të regjimit komunist, gjer në vitin 1962”. Atëherë historiani ishte  nxënës, por jo universitar. Po kur u bë historian i asaj kohe ç’bëri ai vetë për ta “ridimensionuar” (fjalë e tij, kjo), këtë figurë historike, I. Qemalin? Mbase ai s’e di, por diktatura jo vetëm që e la në hije I.Qemalin, por e keqpërdori gjer në internime mizore farefisninë e tij, gjer në kushërinj të largët. Këto të dhëna i kam nga Darling Vlora, i nipi i Plakut të paharruar të Pavarësisë, që tani ndodhet emigrant në Komo të Italisë. Po të ketë kërshërí, mund t’i jap historianit një listë të tërë njerëzish intelektualë të familjes së madhe të heroit të Pavarësisë,  që E. Hoxha i shihte shtrembër, si bejlerë. Pas 1962-shit, Enverit i duhej një politikë “kombëtare”, për të shlyer njollën se ishte shkombëtarizuar si tepër. (Megjithatë ia nxorën basyretin në selinë e ministrisë së Jashtme!). Por fjala na qenka për ata “të shpërdorimit të lirisë”. Cili e paska pasur një guxim të tillë antikombëtar? Mund të na e thotë? Le të lexojë librin e Darling Vlorës që të thellohet, se është i pathelluar edhe në këtë drejtim!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›