Disa nga këngëtaret tona, në rrugen drejt suksesit, janë shoqëruar nga të dashurit e tyre, të cilët dinë si të menaxhojnë suksesin, edhe pse vetë preferojnë të rrinë disi më në hije
Këngëtare të njohura e të mëdha të skenës menaxhohen nga partnerët e tyre dhe ia kanë dalë që të jenë më të mira falë “ndihmës familjare”. E kush më shumë sesa njeriu i jetës mund të dëshirojë suksesin, lumturinë dhe famën?
Revista "Mapo" ka rradhitur këngëtaret që ua kane besuar karrieren te perzgjedhurve te tyre.
Aurela Gaçe
Shpërthyese dhe me një energji të pazakontë në skenë, Aurela Gaçe pas kthimit të saj nga Amerika, është rikthyer tek publiku i saj më bujshëm dhe suksesshëm se kurrë. Por nuk është vetëm. Në shumë intervista ka thënë se njeriu të cilit tashmë i dedikon gjithçka është pikërisht babai i vajzës së saj dhe partneri i jetës, Skerdi. Së fundmi ata kanë marrë edhe një lokal ku këndohet muzikë live dhe suksesi po e ndjek Aurelën si kurrë më parë. E në gjithë këtë ka gisht pikërisht Skerdi, i cili me idetë dhe mbështetjen e tij duket se ka ditur t’i jap publikut vazhdimisht më të mirën e Aurelës në skenë.
Adelina Ismaili
Për shumë ajo është një nga divat e muzikës së lehtë shqiptare. Me energji dhe shfaqje përherë unikë, Adelina Ismaili mbetet një nga këngëtaret më të famshme të trojeve shqiptare. Edhe ajo në gjithë këtë luftë për të qenë në majë nuk ia ka dalë krejt e vetme. I fejuari i saj është njëkohësisht edhe menaxheri i këngëtares. Marrëdhënia po u shkon mirë e poashtu edhe suksesi nuk ka të ndalur. Koncertet, këngët e çdo gjë tjetër tashmë menaxhohen nga Vali, i cili ka treguar jo vetëm dashurinë ndaj këngëtares, por edhe pasionin e njëjtë për profesionin e saj.
Nora Istrefi
Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi i ka ngjitur hap pas hapi shkallët e karrierës duke arritur që sot të jetë një ndër artistet më të kërkuara të skenave muzikore. Përherë ndryshe në stil dhe pamje e po aq e guximshme në muzikë, Istrefi ia ka dalë të jetë një ndër emrat më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Suksesi dhe jeta e saj në skenë prej kohësh menaxhohen nga i fejuari i saj Roberti. Tashmë prej më shumë se 5 vitesh bashkë, çifti ia ka dalë të jetë solid në jetën e tij private duke kaluar çdo provë. Ndërkohë për këngëtaren fama dhe jeta private duken të pandara dhe bashkëudhëtare perfekte, ku njëra thjesht plotëson tjetrën. /Indeksonline/