“Kur të rritem dua të bëhem mjeke”, historia e trishtë e 13-vjeçares të vrarë në Gaza, para disa ditësh humbi familjen

Vajza që shikoni në foto është 13-vjeçarja, Donia Abu Mehsen, e cila mbeti e vrarë nga bombardimet izraelite ndaj një spitali. E mitura kishte humbur prindërit, vëllezërit dhe motrat pak ditë më parë nga lufta e përgjakshme në Gaza. Ajo ndodhej në spital, ku do t’i amputohej këmba e dëmtuar nga sulmet izraelite. Por ndonëse shpresonte të bëhej më mirë, fati përcaktoi që ajo të bashkohej me familjen e saj.
“Ëndrra ime është të bëhem mjeke dhe të trajtoj fëmijët tanë,” tha ajo për gazetarët para se të vritej.
Spitalet në Khan Younis po e gjejnë gjithnjë e më shumë veten pranë vijës së parë të frontit, në mesin e thirrjeve të Izraelit për zhvendosje të civilëve.
Ushtria izraelite nuk komentoi nëse spitali ishte një objektiv, por tha se ishte duke sulmuar terroristët dhe infrastrukturën e tyre në Khan Younis që shihet si një fortesë e Hamasit./vizionplus.tv/