E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbani nga Nano te Lubonjaja miqte dhe armiqte e Rames

Opinioni i kryetarit te opozites Edi Rama mbi disa nga personazhet dhe ngjarjet pjese te jetes se tij politike dhe jo mendimi mbi Nanon Berishen Meten Gerdecin...te marra nga libri Kurbani i sapo dale ne treg.

Porosia e Kristaqit
Kristaq Rama Asgje nuk vlen me shume sesa te lesh pas nje kujtim te mire

Edi si e shohin
Ka pasur Edi Rame tjeter apo ai kam qene une Sigurisht qe ai kam qene une por une sjam me ai do te thoshte Andi Bushati

Per Albert Brojken
Skemi fonde per ta rregulluar tavanin tha me tu ulur prane koves paraardhesi Albert Brojka duke ngritur syte me gojen gjysme te hapur nga qielli

Fatos Lubonjen e humba nga politika
Se harrova keneten nen ballkonin e shtepise. Si mund ta harroj e kam aty kushedi edhe sa kohe pas perfundimit te ketij rrefimi ajo do te jete aty ana tjeter e medaljes se suksesit pamja tjeter e historise se ndryshimit madje ajo e verteta do te thoshte shpotites Fatos Lubonja. Fatosi eshte nje miqesi e dashur qe e humba kur zbrita ne arenen politike.

Si u njoh me Fatos Nanon
Me Fatos Nanon me bene mik pa e njohur letrat qe nxirrte nga burgu i Sali Berishes dhe bisedat e ngrohta perpara kthimit tim te paparashikuar nga Parisi. Me tej ma lekunden fillimisht fort respektin perversitetet e kthyera ne instrument lufte politike gjate katharsisit e KPD famekeqe te vitit 2001 e pastaj ma rrenoi si befasi e paparafytyrueshme flirti i tij mendjelehte e zvjerrdhes deri ne shperfytyrim me vete Saliun qe e coi ne piken e hallit

Prodi Cfare mrekullie
Do te zhvillohej nje ceremoni mikpritese per kryeministrin italian Romano Prodi i cili rikthehej ne shqiperi pas kaosit te vitit 1997 per te marre edhe nje titull Honoris Causa nga Universiteti i Tiranes. Ne fund te vendkalimit mes karrigeve para vajtjes ne panel Prodi ndaloi per tu dhene doren gjithe te pranishmeve te ulur ne krye te rreshtave dhe e para gje qe tha me ze te larte ishte Cfare ka ndodhur Eshte nje mrekulli me eshte rreqethur mishi nga transformimi i Tiranes.

Batuta e Robert Camcakezit
Nese koha do te mund te kthehej mbrapsht sdo ta kisha bere me ate batuten e bujshme te krahasimit te Fatosit me Robert Camcakezin dembelin me shfaqje te huaja te portit te Durresit ne nje film kult te socrealizmit per heroin e klases punetore Adem Reka. E verteta eshte se per dreq ai parazit simpatik qe rrumbullohej paq...ngjante kiamet me Fatosin e kohes se katharsisit te bubullishem neper pijetoret e katundeve te Shqiperise.

Ci tha Nanos ne 2005
Fatos Nano u merzit shume kur ne nje nga bisedat e fundit para deshtimit katastrofik te vitit 2005 i thashe ne nje tavoline miqsh e kolegesh Je si nje femije qe kur pushtetin e sheh si nje loder ne doren e te tjereve cmend dynjane me kujen tende derisa e merr lodren por me ta marre ulesh pertoke dhe fillon e zberthen cika-cika derisa ste mbetet gje ne dore.

Edi per Fidel Yllin
I jam gjithnje mirenjohes Fidelit per ndihmen e madhe qe dha me gjestin e tij miqesisht qytetar te cilin e perseriti dhe me vone kur radha u erdhi shembjeve shume problematike ne Lane.

Kryebashkiaku per Mithat Havarin
Forca qe kisha ne krahe ishte Policia Ndertimore qe drejtohej nga Mithat Havari burre llafeshume e tekanjoz por goxha i vendosur ne punen e tij dhe mbi te fgjitha nje aleat i prere ne aksion.

Meta mesoi hilet para rregullave
Ilir Meta ishte nje djale i mire qe mund te behej burre i nderuar sot i fikur prej stermundimeve ku e mori me vete dalengadale emri qe i vuri fare i ri ne shkretetiren e mbetur te partia e Punes pas migrimit te rinise ne krahun opozitar pastaj mesimi i te gjitha hileve perpara cdo rregulli sic e sintetizon paq Ndre Legisi...

Vleresimi per Bashkim Shehun
Ate mbremje isha ne shtepine e Bashkim Shehut ne Barcelone mik i mire me te cilin shihemi rralle por eshte perhere kenaqesi e posacme te bisedosh sepse ka kulture te madhe persosje e pazakonte te shijeve letrare artistike por edhe politike e mbi te gjitha nje njerezillek te hatashem qe nen catine e tij te ben te ndihesh rehat si rrallekund...

Nano ndihme per Eden
Fatosi Nano me priti me shume dashuri duke rrezuar ne pak minuta cdo barriere te mosnjohjes dhe me ftoi perzemersisht ne shtepine e tij per darke pasi takova po aty ne zyren e tij edhe gruan e vet fisnike Rexhinen e me tregoi qe do te nisnin te bijen ne Paris per shkollim duke me kerkuar shume vellazerisht te mbaja sa te mundesha nje sy te hapur vemendjeje ndaj saj...

Prerja me sepate e shtyllave
...ne rastin ne fjale hyra vete ne kontakt me nje drejtor telekomi per tiranen i cili ishte sorollatesi me fantastik qe kam njohur dhe prandaj e mbaj mend mire kete histori sepse me fliste nga ana tjeter e telefonit me nje mjeshteri aktoriale te pashoqe...Shef i madh si te kam ceshte ky nder per mua me se mund te ndihmoje vellai yt qe po na e ben Tiranen bahce me lule...Ai inaugurim me prerje te nje shtylle me sepate beri buje te madhe
shpjegimi im u dha njerezve mundesine te kuptonin arsyen qe ngjante me te gjitha arsyet e te paarsyeshmes se sorollatjeve...

Vleresimet per Fatos Nanon
Per Fatosin nuk kam thene ende qe ne kohe te patrazuara miqesie ishte shume njerezor kaloresiak dhe inteligjent ne cdo bisede sado te veshtire. Oret e tij te mira shkuan duke u pakesuar ne vite per tia lene vendin nje zderhalljeje te pafundme ne pellgun e vanitetit por ne ato ore kam mundur ti admiroj mprehtesine e te menduarit e zhdervjellesine e te vepruarit si dhe nje qetesi relaksuese ne ndjekjen me vemendje te bashkebiseduesit kur degjonte gjera qe si dinte...Kjo e bente sic pat thene vete njehere cakerrqejf e sjell ketu dashamiresisht me rrugacin e politikaneve dhe me politikanin e rrugaceve.

Mendimi per Artan Shkrelin
Per planin e Tiranes...roli i Artan Shkrelit shok i imi nga kohet e vjetra universitare e peripatite mes miqsh ne xhiron e permbremshme te bulevardit ku kembenim mbresat e librave te ndaluar dhe keshilltar per zhvillimin urban i Fatosit ne kryeministri gjate asaj kohe rezultoi i suksesshem ne negociimin e konfliktit absurd me durim e argumente pas argumentesh te shtrira me pikatore ne thuajse nje vit vonese duke shpetuar me ne fund planin dhe qendren e Tiranes...

Takimi me At Zef Pllumin e Baba Reshatin
Sma lejojne po ashtu grindjen politike per nje te tille pune te pazakonte xhamia e Tiranes njohjet e mia fatlume me shqiptare te bekuar prej hirit te Zotit nga At Zef Pllumi qe rrnoi per me tregue e smi kurseu kurre mesimet e jetes se tij deri te Baba Reshat Bardhi qe me kerkoi bashke me Linden ne dhomen e vetmise se vet te komunikimeve me te Gjithepushtetshmin per te na dhene pak nga drita e frymes se fundit teksa po mbyllte punet me kete bote...

Edi Saliu i mbyllur ne shpelle
Saliu thote se eshte njeri i kenduar ka lexuar shume libra gje qe nuk duket hic nga fjalimet rrakazhdrraka qe mban mbi marrezite e perlumshme qe thote megjithate skam arsye te mos e besoj magazina pa iventar ka plot. Por nese librat e paket se penguan Fatosin te kuptonte kohen e shoqerine ku jetojme ne oret e tij me te mira librat e shumte se kane ndihmuar dot Saliun te dale asnje ore nga shpella e thelle e mendjes se tij primitive..

Rama Jozefina grua e pazhvilluar
Per kompleksin parlamentar E tregoi kete fare qarte edhe konkursi i organizuar nga Kryetarja e Kuvendit e vetmja gje e hairit qe ka bere ne detyre ajo grua e pazhvilluar nje variacion skemash jashtezakonisht interesante ku juria e drejtuar nga e famshmja Gae Aulenti zgjodhi me befasuesen por edhe me te thjeshten ne realizim...Nuk e kam marre vesh dot ndonjehere pse u la ne te vertete ai projekt Fevziu me tha skemi leke per ta ndertuar por projekti i ri ky i halucinacionit enverist te Saliut aty ku eshte sot Piramida kushton shumefish me teper nese vertet do te ndertohet...

Biseda e Fuges me Erla Mehillin
Per Erla Mehillin Kur Endri Fuga drejtori im i komunikimit qe e kishte pasur ne klase ne gjimnaz i pataksur ngaqe mori vesh nje dite prej meje pikerisht keto lidhje familjare te familjes se saj me te Edit e pyeti Si ka mundesi qe ti pranon te shash publikisht me ate zhargon vulgar rruge nje familje qe ka lidhje me familjen tende ajo iu pergjigj Une dua te bej karriere Endri dhe ky eshte nje mut per tu ngrene aty te ne nese do qe Doktori te te jape doren ja si Gerti Bogdani qe e hengri te gjithin dhe pastaj u be deputet.

Sulmet e Mero Bazes
Komisioni hetimor parlamentar Olldashi perfshire periudhen qe parapriu ngritjen e tij ishte nje ekstaze akuzash e shpifjesh mbi mua...nje shfrim i pashembullt urrejtjeje e dalldie mendore qe ndodhte nga foltorja e kuvendit nen udheheqjen e Saiut dhe pastaj gjate perseritjejeve si ne jerm te fantazive te tij te shfrenuara nga deputetet e opozites se atehershme e nga penat plot helm te shtypit te PD ku mbi te tere luzmen e mediokritetit te vene ne sherbim te kauzes se shtaterrimit tim spikaste talenti i vecante gazetaresk dhe nxite opozitarizmi atebote egersisht antietik i Mero Bazes.

Punesimi i vellait te Bodes
E di ti e di me tha ankuesi ne fjale qe e ke aty vellain e Ridvanit se te ushqen breshkat ne zyre. Histori me vete ajo e dy breshkave qe ndane me mua zyren e kryetarit te bashkise ngase nje mik i huaj artist jo mjek ne fakt me pat thene se prania e breshkes ne mjedisin ku rri eshte nje ndihme e vyer per nje astmatik dhe per mua qe vuaj qysh ne femijeri nga astma bronkiale po edhe me terheqin besetytnite e cuditshme te kesaj natyre ky mu be sebepi i kesaj bashkejetese me dy breshkat...po burrin e urte rreth te pesedhjetave a dicka me shume qe hynte ne zyren time per tu sjelle ushqimin punonjes ne kopshtin zoologjik te cilit i dija vetem emrin e ia cmoja nje miresjellje te pashtirur si mund ta largoja nga puna pse kishte vella ministrin e Saliut

Cthote per Muc Nanon
Keto dite te nxehta merzie e zemerate pas vjedhjes disaten per diell te fitores sone te katert ne Tirane Mustafa Nano pene e mprehte plot intelekt e pasion opozitar qe ngjyhet shpesh ne bojen e nervozizmit kaps...nxorri sheshit nje persiatje te turbullt me nje paralele te hequr mes David Cameronit e Rupert Murdoch-ut nga njera ane dhe meje e Koco Kokedhimes nga ana tjeter...

Mendimet per Koco Kokedhimen
Eshte koha per te thene acik disa gjera eshte koha per te thene se Koco Kokedhima as ka hyre ndonjehere nga dera e pasme e bashkise e as ka perfituar nga miqesia shumevjecare me mua gjesend qe nuk i ka takuar si sipermarres nder gjithe tjeret...

Edi Lejet per Sander Frangajn
Nuk pendohem sot asnje dekik pse se kam penguar Aleksander Frangajn te kthehet nga pronari i nje TV kombetar ne investitor per nje ndertim te konsiderueshem ne Tirane ne kohen kur ekrani i kontrolluar prej tij derdhte vrer ndaj meje Bashkise se Tiranes e PS...

Vleresimi per Tanin e TOP-it
Dallimi mes Tanit te Topit dhe shume te tjereve nder te cilet spikat per te kunderten konkurrenti i tij shteteror Aleksander Frangaj ishte se ai e vuri biznesin e ngritur nga hici tregtine shume fitimprurese te kafese ne dispozicion te revolucionit pamor e teknologjik qe beri duke celur nje horizont te pabesueshem per boten shqiptare te ekranit...

Si ra keshtjella e Carlo Bollinos
Renia se fundmi e keshtjelles se vogel por shume influente ne opinionin tone publik qe nje tjeter personazh historik i oreve te para te lirise ne sipermarrjen mediatike shqiptare Carlo Bollino ngriti e mbajti ne kembe per vite me radhe ne rruge mirefilli artizanale pa asnje biznes ne mbeshtetje te ekranit e gazetes gjithnje ne opozite me qeverine shenoi nje tjeter humbje dramatike per publikun dhe nje hap tjeter te rende perpara ne marshimin uniformizues te regjimit te sotem mbi median te ciles i kane mbetur fare pak pika ende te pavarura....

Dallimet Fatos-Sali
Fatosi i frikej ligjit Saliu e tremb ligjin. Fatosi ishte shtetndjekes edhe pse sishte shtetndertues Saliu shtetin e lidh pas vetes ...politikat e Fatosit sdilnin jashte hijes se shtetit politikat e Saiut shtetin e kthejne ne hije te tijen...

Fotot e lakuriqesise reagimi i Valit
Se mohoj dot kur Vali Bizhga...me mori per te me thene se kishte nje zarf me nje permbajtje shqetesuese ne dore e nuk me thoshte dot me shume ne telefon ishte kulmi i fushates...Seshte puna cmendoj une tha Vali pa e fshehur dot turbulliren nga fytyra e saj gjithnje transparente. Kur u ktheva e pashe mbi tavoline pikerisht ate qe mendoja dy foto te futura ne nje zarfanonim te hedhur ne kutine time postare ne hyrje te bashkise po cdo te mendojne njerezit e zakonshem qe na votojne pasi ti shohin dhe degjojne edhe bubullimat e ketyre maskarenjeve qe shkojne deri ketu.

Politikanet per fotot
Thuaj qe eshte montazh kembenguli disa here Iliri qe ishte sinqerisht i shqetesuar...te vetmit nder te politikes qe mbaj mend plotesisht ne nje mendje me mua madje te pasikletosur hicfare ishin Erjon Bracja qe qeshte me lot e thoshte Mbaroi kjo pune do jete e thelle dhe Ben Blushi qe me tha Do tju kthehet ne bumerang ndersa Pandi Majko u mbyll i bukosur nga sekelldia ne shtepi ate dite dhe komunikoi vetem me nenen time e cila merret lehte me mend ishte tejet e sekelldisur...

Si shkojne Kaci e Iliri
Sapo kishin nisur debatet e keqkuptimet ne shtyp per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kercenimin jetik qe u vinte partive te vogla nga sistemi spanjoll...qe e bente kercenimin e supozuar te dukej edhe me i zi per shkak te reputacionit qe Kastriot Islami gezonte ne mjedisin politik posacerisht opozitar si nena e gjithe intrigave ne familjen socialiste. Shtuar ketu edhe alergjia e lekures qe u shkaktohej reciprokisht te dyve Metes e islamit kur njeri degjontre emrin e tjetrit...

Vleresimi per Maks Velon
Maks Velo te cilit do ti jem gjithnje mirenjohes per ndihmen e pakursyer qe me dha me idete mendimet qortimet e tij publike apo miqesisht konfidenciale po gjithnje lartesisht profesionale per zhvillimin urban te Tiranes ka qene edhe nje nder protagonistet e pazevendesueshem te konkurseve nderkombetare...

Zhani Ciko si spiunoi baritonin
...Fjala vjen deshmia tronditese ne gjyqin komunist e drejtorit aktual te TOB Zhani Ciko per burgosjen politike te tenorit te madh Lluke Kacaj ne vitin 1973 ku Zhani mbrojti partine nga armiku Gjergj Fishta per te cilin i gjori Lluke i kishte thene se e konsideronte poet te madh kombetar tingellon edhe me e shemtuar sot qe Zhani sherbesat proqeveritare i ben sa here i kerkohen duke denoncuar opoziten publikisht si destruktive...

Gerdeci dhe Delijorgji
Per Gerdecin...dhe skisha pasur asnjehere ne vitet e njohjes me Delijorgjin arsyen me te vogel per te menduar keq ashtu sic ai nuk kishte pasur asnje lidhje pune me bashkine e Tiranes deri diten kur vite me vone pas orvajtjes per Tironen paraqiti kerkesen per leje ndertimi...e si gjithe te tjeret mori ate cka i takonte me ligj pavaresisht se nepermjet Saliut...e po aq brutal me eshte dukur jo vetem maskaralleku i atyre qe nga njera ane kishin ngritur bashke me Delijorgjin Fabriken e Vdekjes dhe nga ana tjeter me qepen mua nga pas tere zogorine e te veteposhteruarve per te me bere rezil ne syte e publikut...

Sali Berisha per Aneten
Iu qep Saliu time meje e i ulerinte cakergjosur ne emer te motrave dhe nenave shqiptare te tregonte se kush isha une thuaju zonje qe ke 10 vjet qe e kuron per skizofreni tet bir e dime mire ne te dy dhe ata koleget tane mjeke thuaju si te rrihte yt bir dhe te nxirrte rruygeve te lagjes me kemishe nate tregoju te verteten vajzave shqiptare se si une dhunoja grate se iknin te lemerisura nga shtepia kur u futesha ne dyshek te shokeve te mi sesi i kisha thyer nofullat e bere hundet me gjak gruas ne publik...

Mendimi per Ariana Fullanin
...Sikunder as qe mund te imagjinohet ne boten e lire nje kryegjyqtare e larte si Ariana Fullani qe perballe nje gruaja pensioniste si nena ime e cila detyrohet te marre rrugen e gjyqit per te mbrojtur jo djalin po dinjitetin e saj te cenuar publikisht te nxjerre te pafajshem dhunuesin kryeminister e te ktheje mbrapsht ne shtepi qytetaren qe skerkonte asgje pervecse ti tregonte opinionit publik se nuk kishte asnje te vertete ne akuzat lehese te kryeministrit ndaj saj...

Edi Ristani xhepisti i Saliut
...e cila ekzekutoi nje plan pushtimi kriminal te bashkise permes nje manipulimi ne front te gjere duke nisur nga dosjet e dokumenteve zgjedhore te te gjitha kutive te votimit ne kryeqytet gjate zgjedhjeve te vjedhura te qershorit 2009 qe Arben Ristani xhepisti dandy i Saliut ne KQZ i fotokopjoi ne shkelje te plote te ligjit dhe ia dorezoi shtabit te pushtimit per te nxjerre emer per emer ata qe kishin votuar si dhe ata qe skishin marre pjese...

Ftohja me Arvizun
Ambasadori Aleksander Arvizu i zbuloi kohe me vone publikut nje detaj te verterte nga ditet traumatike qe rrodhen menjehere pas 21 janarit kur marredheniet mes nesh sishin mjalte dhe ambasadori perpiqej me kembengulje te me bindte per domosdoshmerine e anulimit te demostrates sone te paralajmeruar...ambasadori tregoi se kishte qene asokohe i shqetesuar per garantimin e jetes sime te vene nen nje kercenim serioz...

Reagimet per Topin e Inen
Saliut i blatuan nje pershendetje publike per terheqjen nga antimitingu po asgje si thane nga ato qe meritonte te degjonte me gjuhen e botes demokratike...per sulmet rrugacerore ndaj Presidentit horr te Republikes dhe lavires se bulevardit ne krye te organit te akuzes per shantazhin mafioz mbi gazetaret Andi Bushati Sokol Balla Filip Cakuli e Mero Baze...

Lotet e Lindes diten e 21 janarit
Linda mbeti ne shtepi ate paradite me mpakjen e parrefyeshme te mundesise se fundit per tu pare e perqafuar te dera edhe njehere e gjitha ne mbeshtetje te gjese qe bera me zemer dhe mirekuptuese mes loteve per nevojen per te mos qene ne krahun tim si gjysma gjithnje me e mire se ciles ne rastin e keq do ti binte barra e vazhdimesise se kujdesit per femijet e prinderit...rasti i kercenimit

Vleresimi per Kadarene
...Ajo distance pa fjale nga ana e Ismailit ka qene si zakonisht haraci qe ai ka paguar per tu lene i qete brenda mjegulles ndarese por nga ana e pushtetit perdite e me eksiq ne arrogancen e vet qe sigurisht i ka deshiruar tere keto vite me epsin e vjeter sa bota te te gjitha regjimeve komplimentat e munguara te letrarit te famshem eshte kuptuar si pakenaqesi gjithnje e me cimbisese

Cfare eshte Tirana
Per mua Tirana eshte nje histori dashurie qe do te vazhdoje sa do te vazhdoje edhe fryma ime...Tirana eshte per mua nje eksperience e magjishme qe me beri ta shoh vendlindjen time kryeqytetin tone te shqiptareve kudo qe jane..si vendin ku mund te behen realitet endrrat e pamundura...Ne Tiranen qe shoh ne syte e mendjes ka nje model te ri te Shqiperise ne perkujdesjen sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›