Kurorezohet patriarku i Kishes Ortodokse Ruse

Ai do te jete udheheqesi i 16-te i saj, pas Patriarkut Aleksej i II-te qe nderroi jete ne dhjetor te vitit te kaluar. Ai mberriti ne katedrale me nje limuzine te zeze pasi kembanat u degjuan per 15 minuta.
U prit nga dy prifterinj dhe nje laik, ne hyrje me pak buke dhe kripe. Ai zyrtarisht hipi ne fron pasi nje nga peshkopet bertiti “Aksios!”, qe nga gjuha greke do te thote “I lavdishem”.
Presidenti rus Dimitri Medvedjev dhe kryeministri Vladimir Putin, ishin te pranishem ne ceremonine ku morren pjese mijera persona.
Patriarku Kirril i cilesuar si nje liberal tha se Kisha Ortodokse duhet te luaje nje rol me te madh ne Rusi. Ai shihet si nje modernizues, por persa i takon ceshtjeve si aborti apo homoseksualiteti, qendrimi i tij eshte vendosmerisht konservator. Emerimi i Kirrilit u mireprit edhe nga Papa Benedikti i XVI-te.