E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursani: Me 4 mars do të dihet zgjidhja për veriun

Komisioni Evropian pritet të raportojë për të arriturat e dialogut Kosovë – Serbi më 16 prill. Shpend Kursani nga instituti KIPRED i tha Radio Kosovës, se pritet që para kësaj date, Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për shpërbërjen e strukturave paralele në veri. “Më pas, kur Serbia të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, procesi i dialogut me Kosovë nuk do të jetë më prioritet i saj”, tha ai.

Lajmi se Komisioni Evropian do të raportojë për të arriturat e dialogut Kosovë – Serbi deri në prill mund të shihet si presion te dy kryeministrat, Thaçi e Daçiq, që ata ta finalizojnë marrëveshjen për veriun qysh në takimin e ardhshëm, i cili pritet të jetë më 4 mars.

Shpend Kursani nga Instituti Kosovarë për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave KIPRED, tha për Radio Kosovën se i gjithë ky investim politikë për të arritur një marrëveshje mes dyja palëve, po bëhet që Serbia të duket bashkëpunuese në normalizim të marrëdhënieve me Kosovës, deri në momentin kur Beogradi do të marr datën e fillimit të negociatave me BE-në.

“Pasi që Serbia ta merr datën për negociata me BE-në, atëherë mund të rrezikohet rrjedha e dialogut, sepse atëherë Serbia nuk ka nevojë ta merr Kosovën seriozisht”, theksoi ai.
Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme është duke kërkuar finalizimin e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e veriun. Kursani ndërkaq, thotë se në takimin e radhës mes kryeministrave në Bruksel, mund të pritet finalizimi i një marrëveshje e cila do të jep një orientim se do të duket zgjidhja për veriu.

“Varet se çfarë marrëveshje do të arrihet. Nëse arrihet ndonjë marrëveshje që është në favor të Serbisë, atëherë serbët në veri menjëherë do ta zbatojnë, por në qoftë se është në bazë të kushtetutës së Kosovës, atëherë mbetet në kohë shumë e gjatë që të zbatohet”, tha ai

Ndryshe në takimin e radhës, Bashkimi Evropian ka propozuar planin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, me të cilin pala kosovare pothuajse është pajtuar, derisa Serbia ka kërkuar krijimin e një bashkësie të komunave në të cilën do përfshiheshin dhe komunat tjera me shumicë serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›