Kursi i Euros dhe eksportet, prodhimi “Made in Albania” përballë sfidës së monedhës europiane

Rënia në vazhdim e monedhës europiane ka krijuar një situatë të pazakontë në terma të ekonomisë së brendshme. Eksperti Eduart Gjokutaj e sheh situatën e dyanshme si stabilitet dhe inflacion i ulët, por edhe presion mbi eksportuesit. Bizneset që fitojnë në euro, por paguajnë kosto në lekë, po përballen me tkurrje të fitimeve dhe humbje konkurrence në tregjet e jashtme.
“Tashmë është përmendur nga Banka e Shqipërisë që kemi kaluar në një regjim të ri të kursit të këmbimit dhe natyrisht tani duhen menaxhuar pasojat që na kanë ardhur”, tha Gjokutaj.
Veprimi në vazhdim i kësaj prirjeje me rrezik jo vetëm financiar, por edhe strukturor duke dobësuar prodhimin vendas dhe frenuar eksportet, kërkon zgjidhje konkrete mendojnë ekspertët.
“Duhet të ndërthuret në një grup, apo komitet të përbashkët kombëtar për eksportet që të kalohet nga një qëndrim pasiv, në një produktivitet aktiv të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Gjokutaj.
Një strategji vepruese, do të ishte një e tillë kombëtare me instrumente për mbrojtje nga rreziku valutor, politika që nxisin investimin dhe përdorim më efektiv të fondeve europiane për rritjen e produktivitetit.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/