Kurti: Aktakuza për Banjskën ka mundur të ngrihet më herët

PRISHTINË, 12 shtator/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku theksoi se kjo mundur të ngritët më herët, derisa nënvizoi se ‘më mirë vonë sesa kurrë’.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se ku do që janë, insistojnë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Kurti këto komente i bëri pas lansimit të thirrjes publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe marrëveshjen bazike, ku theksoi duhet që të nënshkruhet kjo marrëveshje në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike.
Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.Edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca gjatë ditës së djeshme teksa e kishte komentuar këtë aktakuzë u shpreh po si kryeministri I Kosovës, Albin Kurti me shprehjen më mirë vonë se sa kurrë./KosovaPress/