E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Ambasadat e Shqiperise per Kosoven


Në vizitat e mëparshme Albin Kurti e ka vizituar Tiranën si lider i Vetëvendosjes. Ndërsa mesditën e së Premtes për herë të parë ai është takuar me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si kryetar i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin e Kosovës.

Qëllimi primar i vizitës ishte inicimi një marrëveshjeje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për përfaqësim reciprok, ose të përbashkët në vendet e treta.

“Ne si komision i politikës së jashtme kemi propozuar përfaqësimin reciprok ose të përbashkët, në mënyrë që të koordinohemi dhe Kosova të përfaqësohet nga ambasada shqiptare aty ku nuk ka ambasadën e saj”, ka deklaruar Kurti.

Albin Kurti i ka kërkuar presidentit Topi dhe ministri Haxhinasto Tani që Serbia është më e dhunshme me Kosovën, Shqipëria s’duhet të krijojë lidhje me Beogradin, pasi ai do t’i paraqesë Shqipërinë dhe Kosovën si dicka të ndryshme

Albin Kurti
Kryetar i komisionit të jashtëm, Kosovë për të qenë më të kujdesshëm në marrëdhëniet me Beogradin.

“Tani që Serbia është më e dhunshme me Kosovën, Shqipëria s’duhet të krijojë lidhje me Beogradin, pasi ai do t’i paraqesë Shqipërinë dhe Kosovën si dicka të ndryshme”, ka nënvizuar Kurti.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, zoti Kurti tregon shkaqet që cuan në tensionimin e situatës.

“Mendoj se me bisedimet në Bruksel, pa kushte për Serbinë dhe për cështje të brendshme të Kosovës, është inkurajuar Serbia për dhunën në veri. Ajo synon ta bëjë veriun pjesë të bisedimeve përmes dhunës që po ushtron atje. Qeveria e Kosovës s’ka qenë serioze në këto bisedime, ajo është obsesionuar dhe është kufizuar tek integriteti i kufijve dhe jo i territorit. Ajo ka pasur një hap pa strategji dhe një gjest politik pa plan. Ajo e ka fiksimin tek pushtetmbajtja”, ka theksuar Kurti.

Për liderin e Vetëvendosjes përpjekjet e qeverisë së zotit Thaci dhe forcave të EULEX-it për të vënë nën kontroll veriun janë të pamjaftueshme.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova OKB: Shqetësim për dëshmitarët në Kosovë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka shprehur shqetësimin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt, dëshmitar kyc në cështjen “Klecka”. Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me EULEX-it dhe KFOR-in. Pirateria televizive, nis gjyqi në Prishtinë
Në gjykatën e qarkut në Prishtinë ka nisur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për 17 të arrestuarit e superaksionit të policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive. Ndërkohë edhe gjatë ditës së enjte policia e Kosoves ka vazhduar hetimet dhe aksionet.
KFOR kontroll trenit në veri
Pjesëtarë të KFOR-it kanë kontrolluar për herë të parë të enjten pasdite trenin me udhëtarë që qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan. Serbia: OKB të hetojë në Veri
Serbia kërkon një hetim nga Kombet e Bashkuara lidhur me incidentet në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe serbët që kishin vendosur barrikadat.

Lajmet kryesore

Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
“Skerdilajdi u vra për pronat”
Abuzimi me ilacet në spitale
Biznesi: Të zgjidhet kriza politike
Berisha: Rama, strategji bllokimesh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›