E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Festivali nderkombetar i filmit nje force e madhe

Aktorja e mirenjohur Tinka Kurti duke iu referuar festivalit nderkombetar te filmit qe po zhvillohet ne qytetin e Durresit ka theksuar se prezantimi i filmit ne kete eveniment eshte nje guxim dhe nje force shume e madhe.

Ajo gjithashtu falenderoi organizatoren e ketij evenimenti duke theksuar se ka raste qe aktoret harrohen. Sipas saj te luash ne filmat shqiptare ka qene nje fat i madh per te duke shtuar se ka mbi 50 vite qe ajo ka luajtur ne skenen shqiptare.

Nderkohe duke iu referuar rolit me te suksesshem ate te nene Pashakos tek filmi Yjet e neteve te gjata ka theksuar se marrja e saj ne kete rol nga regjizori Viktor Gjika ishte sipas saj nje guxim i marre. Ajo kujton me mall ate rol te cilit iu perkushtua shume dhe falenderon edhe regjizorin Gjika per mbeshtetjen e tij.

Nderkohe vazhdon te prezantohet me sukses festivali nderkombetar i Filmit ne Durres.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›