E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Mediat kosovare raportojnë se Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin.

“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, në mënyrë që javën e ardhshme të kemi president…”, tha sot kryeministri Kurti.

Vendi duhet të bëhet me president deri më 6 tetor, në të kundërtën do të kemi prap zgjedhje.

Zgjedhja e presidentit të Kosovës ka qenë në qendër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të parakohshme në qershor.

Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, atëherë vendi do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të katërt në dy vjet.

PDK-ja e ka lidhur vazhdimin e diskutimeve për presidentin me miratimin e projektligjit të saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas takimit me Kurtin më 27 shtator, Hamza kishte thënë se nuk kishin diskutuar emra konkretë për president.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›