Kurti: Mund të ketë sulme terroriste në Kosovë, Radoiçiç pas sulmit në Iber Lepenc

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se strehimi i Milan Radojçiçit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi zyrtar me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiçit dhe grupit të tij terroristë për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës.
Sipas tij, tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të të tipit rus por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri.
“Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga 30 qershori deri më deri më 29 nëntor të cilat kanë qenë të përgatitura për ta dëmtuar Kosovën”, tha ai.
“Bazuar në informacionet inteligjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Iber Lepenc, ka qen Milan Radoiçiç”, tha Kurti.
/Kosovapress/