E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Ndërhyrje serbe në zgjedhje, u përfshinë disa aktorë shtetërorë deri te Vuçiç, u kërcënuan votuesit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Janë identifikuar shtatë aktorë shtetërorë e jo shtetërorë të cilët kanë luajtur rol të drejtpërdrejtë në ndërhyrje, duke përfshirë: Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeterroristin serb, Millan Radoiçiç, dhe drejtuesin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, krahas agjencisë serbe inteligjencës”, tha Kurti.

Kurti ka shpjeguar metodat kryesore që sipas tij janë përdorur për ndërhyrje në zgjedhje.

“Joshja  financiare përmes mbështetjes prej 20 mijë dinarësh, rreth 170 euro në muaj, shantazhi dhe presioni për të mos mbështetur asnjë subjekt tjetër përveç Listës Serbe, dhe transporti i organizuar i votuesve nga Serbia në Kosovë”, tha kryeminstri.

Sipas kryeministri të Kosoves qytetarët janë kërcënuar  me pasoja nëse  nuk votojnë Listën Serbe.

“Sipas urdhrit këta të ashtuquajtur votues të sigurt janë kërcënuar se nëse nuk do ta votojnë Listën Serbe do të kenë pasoja. Pjesëtarë të strukturave ilegale serbe janë kërcënuar nga Milan Radoiçiqi përmes Ivan Zaporozhac, kryetarit të komunës ilegale të Mitrovicës që të raportojnë të gjithë ata persona që refuzojnë ta votojnë Listën Serbe. Te rendite në listat e të ashtuquajturave “vota të sigurta” apo që të deklarohen se do t’i bojkotojnë zgjedhjet”, shtoi Kurti.

Megjithatë Albin Kurti tha se përkundër kësaj skeme të Serbisë, rreth 20 për qind e votuesve serbë kanë zgjedhur të mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt pluralizmit politik të komunitetit serb në Kosovë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›