E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Nese qeverisim ne Kosova shtet universal e solidar

Ne vazhden e fushates elektorale neper Kosove te dielen Levizja Vetevendosje mbajti nje tubim elektoral me banoret e komunes se Rahovecit.
Qytetaret e Rahovecit priten me duartrokitje liderin e levizjes Vetevendosje Albin Kurti i cili nga foltorja e Rahovecit denoncoi keqqeverisjen e deritashme ne Kosove duke verejtur se nuk mund te pritet asnje ndryshim per mire nga politikanet kosovare qe e sollen shtetin e Kosoves ne kete dite.
Ndryshimet vijne prej qytetareve te pakenaqur e jo nga pushtetaret e vetekenaqur. Pushtetaret perfituan nga mungesa e sovranitetit. Levizja Vetevendosje do ta nxjerre Kosoven nga pazaret e pushtetareve e pushtetaret do ti nxjerre nga institucionet e Kosoves u Kurti.
Kurti premtoi se ne rast se Levizja per Vetevendosje fiton zgjedhjet duke marre edhe votat e duhura per te qeverisur vendin atehere Kosova do te behet shtet universal dhe solidar.
Shteti i Kosoves do te jete shtet i mireqenies shtet universal ngase te gjithe ata qe kane para do te paguajne per te miren e pergjithshme dhe shtet solidar ngase e te gjithe ata qe kane nevoje do te perfitojne nga kjo perfundoi Kurti.
Tubimin e hapi kandidatja per deputete Zanita Halimi e cila ftoi per te marre fjalen Afrim Hotin vellain e patriotit Ukshin Hoti.
Hoti theksoi ne fjalen e tij se Levizja Vetevendosje do te marre pjese ne keto zgjedhje si domosdoshmeri e kohes dhe si shprese e re.
Vendi yne per te cilen u flijuan shume shqiptare brez pas brezi duhet te kene institucione te qendrueshme ne sherbim te qytetareve. Institucionet duhet te krijohen ne baze te vlerave ku ne sendertim te te cilave qendron gjaku i deshmoreve- u shpreh Hoti.
Pas tij u prezantuan kandidatet per deputete te kesaj komune Albana Fetoshi e Masar Vuciterrna.
Albana Fetoshi para qytetareve te Rahovecit tha se do te punoje per institucione sovrane dhe per nje ushtri te forte.
Duam ta heqim Planin e Ahtisaarit qe po na ndan territoret dhe institucionet dhe duam ta heqim nenin 1.3 te kushtetutes qe po na e ndalon bashkimin me Shqiperine. Qytetari duhet te jete qytetar politik e politikani duhet te jete politikan per qytetaret- tha Fetoshi.
Ndersa kandidati tjeter per deputet nga kjo komune Masar Vuciterrna tha se politika aktuale ua ka humbur shpresat qytetareve dhe ka bere qe qytetari te mos besoje me ne ndryshime.
Kandidati per deputet nga Levizja Vetevendosje Liburn Aliu theksoi se Rahoveci gjithmone ka qene i qete por kur i preket liria e tij i madh e i vogel ngrihen ne kembe. Levizja Vetevendosje qe prej themelimit te saj ka qene ne balle te rezistences kunder padrejtesive. Ne do te vazhdojme qe ta luftojme padrejtesine kudo e kete e bejme bashke me qytetarin dhe keshtu do te bejme ndryshime ne Kosove qe nga zgjidhja e problemeve te perditshme e deri te ceshtja e bashkimit me Shqiperine te gjitha do ti hartojme bashke me qytetarin perfundoi deputeti Liburn Aliu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›