E Diel, 1 Nëntor 2026

​Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës - ATSH -

PRISHTINË, 31 tetor/ATSH/  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar se Koalicioni Shqiptar ka siguruar 27.670 vota dhe dy mandate parlamentare.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se ky sukses është rezultat i bashkimit të subjekteve politike shqiptare, të cilat, pavarësisht dallimeve, kanë vendosur interesin e përbashkët mbi atë partiak.

Duke komentuar zhvillimet politike në Serbi, kryeministri Kurti theksoi se zgjedhjet e 25 tetorit sollën një rikonfigurim të skenës politike në shtetin fqinj dhe ndonëse tashmë dihet kush e ka humbur pushtetin në Serbi, ende nuk është e qartë se kush do ta marrë atë.

Kurti renditi edhe kushtet që duhet të paraprijnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai tha se ballafaqimi me të kaluarën, zbardhja e krimeve ndaj shqiptarëve, identifikimi i varrezave masive dhe ndriçimi i fatit të personave të pagjetur mbeten detyrime të domosdoshme.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›