E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kurti i reagon BE-së për masat: Nuk spekuloj për spekulimet

PRISHTINË, 18 qershor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet lidhur me heqjen e masave të vendosura për Kosovën.

“Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë akterët jashtë bllokut evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›