E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti kërkon takim të përbashkët me Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin

PRISHTINË, 12 gusht/ATSH/ Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar takim të përbashkët me liderët e partive të ish-opozitës.

KosovaPress ka mësuar se Kurti sërish iu ka kërkuar takim krerëve të partive opozitare për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Ndryshe nga ftesat e kaluara, KosovaPress ka mësuar se Kurti kësaj radhe ka kërkuar edhe takim të përbashkët me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

Kurti ka mbajtur tri takime me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deri tani, ndërkaq një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, por që nuk kanë rezultuar me sukses.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, vazhdimisht ka refuzuar që të takohet me Kurtin.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›