E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti pas takimit me Ramën: T’u shërbejmë më shumë qytetarëve të dy republikave dhe kombit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur detaje nga takimi i zhvilluar sot në Prishtinë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se në qendër të diskutimeve ishin marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve, fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si dhe mundësitë e reja për zhvillim të përbashkët.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.

Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkruan Kurti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›