Kurti për masat e Vuçiçit për Kosovën: Janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

TIRANË, 17 shtator/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se janë ato racionale e paqësore.
Para mediave, Kurti të martën foli për hedhjen e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri, ku tha se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore. Shefi i ekzekutivit tha se masat e Vuçiçit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jo-paqësore.
Kryeministri Albin Kurti nuk ka folur për takimin e sotëm në Bruksel.
/Kosovapress/