E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti takon delegacionin e bizneseve nga Izraeli, në fokus investimet e huaja

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit.

Ai me këtë rast informoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik në katër vjetët e fundit.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja. Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW.

Ndryshe, delegacioni izraelit në takimin me kryeministrin Kurti udhëhiqej nga Eyal Waldman, konsull nderi i Kosovës në Izrael.

1 nga 5

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›