E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti takon komandantin e KFOR:, kërkon më shumë masa për sigurinë në veri

Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur sot plotësisht për qarkullimin e mjeteve, pothuajse një muaj nga mbyllja. Në të njëjtën kohë, kryeministri Albin Kurti  ka zhvilluar një takim me komandantin e sapo emëruar të KFOR,  Ozkan Ultutas , të cilit i  ka kërkuat të shtohet siguria në veri.

 

ZYRA E KRYEMINISTRIT TE KOSOVES

 

“Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka juridiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi”.

 

Po ashtu Kurti theksoi se është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandantin e KFOR-it.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë, por edhe ai në Bërnjak  në veri   u mbyllën nga autoritetet e Kosovës më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, ndërkaq Kosova përmes një rezolute të miratuar në Kuvend ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›