E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti takon sot kreun e LDK-së, bisedime për një marrëveshje që i jep fund krizës politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit.

Takimi pritet  të mbahet në orën 18:00 të në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin.

Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet, vjen  në pragë të seancës  konstituive, e cila do të mbahet me 6 Gusht. Në letrën që kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar Kurtit, thuhet se në takimin e parë në korrik, është bërë i qartë qëndrimi i partisë se do të qëndrojë në opozitë.

Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, po ashtu e refuzoi takimin.Në letrën që i ka dërguar Kurtit  AAK-ja I ka kujtuar  Kurtit se kjo parti ka vendosur gjashtë kushte në këmbim të votës për krijimin e institucioneve, duke shtuar se nuk është e interesuar që të bëhet pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.

Në mesin e kushteve të paraqitura nga Aleanca është pranimi i menjëhershëm i projektit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të gazit të lëngshëm natyror, nisja e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri , lehtësime për bizneset e vogla, dhe heqja e tatimit në pronë për sektorin e bujqësisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›