Kurti uron qytetarët e besimit ortodoks

PRISHTINË, 7 janar/ATSH/ Kryeministri i vendit, Albin Kurti uroi sot qytetarët e besimit ortodoks, duke thënë se Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.
Kurti uroi po ashtu të gjithë bashkëqytetarët nga komuniteti serb të besimit ortodoks.
“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale. /KosovaPress/