E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurti vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim bilateral me homologun Mickocski

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj vizite, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me homologun e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet.

Realizimi i kësaj vizite është dakordësuar më 20 korrik.

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas notës së protestës që Kosova i dërgoi Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit të ndodhur me Presidentin Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku policia i kërkoi të dorëzonte çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›