E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti zhvillon takimin e parë me presidenten e re: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

“Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezave.” Këtë mesazh dha presidentja e sapo zgjedhur e  Kosovës, Justina Shiroka Pula në ditën e saj të parë në detyrë, të cilën e nisi me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vendprehjet e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Fill pas këtyre nderimeve, kryetarja e shtetit priti kryeministrin e Kosovës, takim të cilin Albin Kurti e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

“Republika e Kosovës, pas më shumë se një vit e gjysmë, ka institucione funksionale dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida që i kemi përpara. Unë hasa jo vetëm në mirëkuptimin, por edhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin e presidentes së re që të bashkë rendohemi maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, u shpreh Kurti.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës më 6 tetor, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Një ditë më parë ajo mori edhe zyrtarisht detyrën nga presidentja në detyrë Albulena Haxhiu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›