E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush do jetë kryetari i ri i PD? Berisha mesazh strukturave të partisë

TIRANË-Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Sai Berisha ka dhënë disa këshilla lidhur me garën për zëvëndësimin e tij.

Në rrjetin social Facebook, PD ka postuar një mesazh të Berishës ku thekson se ditën e enjte kryesia e PD do vlerësojë kandidaturat e paraqitura.
“Mesazh per te gjthe drejtuesit e Partise Demokratike, nga kryetare seksioni deri ne anetare te kryesise se PD dhe per te gjithe anetaret e PD qe punojne ose mbajne funksione drejtuese ne te gjitha nivelet e qeverisjes sone qendrore ose vendore:
Gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike. Diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD”.
Lidhje te tjera "Kreu i PD-së", Erion Nikolli: Unë kandidat, ja platforma Olldashi zyrtarizon kandidaturën për kreun e ri të PD Rusmali: Lidershipi arrogant çoi në humbje PD-në

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›