E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush do të jetë Kryeministri i ri i Serbisë? Gazetarja zbulon 4 emrat, ja çfarë pritet të ndodhë me Kosovën

Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë dhe a do të ndryshojë qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

Ishin këto pyetjet që iu drejtuan gazetares Ardita Behluli në një lidhje të drejtpërdrejtë në emsionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Behluli tha se për postin e kryeministrit po lakohen katër emra, një mjek, një professor, një  ish-guvernatori i Bankës Qendrore dhe një ish-basketbollist.

Sa i përket Kosovës, ajo theksoi se fatkeqësisht nuk pritet të ketë ndryshim në qëndrimin e Serbisë, pavarësisht zhvillimeve të reja politike.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Kush ka gjasa të bëhet kryeministër i Serbisë?

Behluli: Emri i parë është një mjek, kardiolog, Ilija Srdanoviç. Emri i dytë që lakohet është një ish-guvernator i Bankës Qendrore të Serbisë, Dejan Soskiç. I treti një profesor universitar, Radomir Shaiçiç. Emri i katërt mund të jetë edhe një ish-basketbollist i Serbisë, Dejan Bodiroga. Janë katër emra, por ende nuk dihet.

Rakipi: Më afër nga këta të katërt, kush është?

Behluli: Ish-guvernatori ose kardiolog.

Rakipi: Po qasja ndaj Kosovës është e njëjtë si e Vuçiçit apo jo?

Behluli: Nuk ndryshon. Kartilogu tha se do të negociojmë për Kosovën, duke cituar Kushtetutën serbe. Qasja e Serbisë ndaj Kosovës mbetet e njëjtë, fatkeqësisht.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›