E Martë, 3 Nëntor 2026

Kush e drejton PD-në nëse arrestohet Berisha? Noka: Ai është kryetar dhe do ta drejtojë partinë

Të mërkurën (27 dhjetor) Gjykata e Posaçme do të mblidhet në seancë për të caktuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore te dera e shtëpisë

Në studion e “3D”, deputeti i PD-së, Flamur Noka, i pyetur se çfarë do të ndodhë me partinë nëse ish-kryeministri arrestohet, tha se Berisha do të vijojë të jetë kryetar dhe të drejtojë. Sipas Nokës, nuk ka asnjë problem në aspektin e drejtimit të partisë.

“Sali Berisha do ta drejtorë partinë sëbashku me ne që jemi bashkëpunëtorët e tij, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe deputetët. Kjo nuk ka nevojë për asnjë diskutim. Do të jetë fizikisht në takimet tona apo online, kjo është çështje tjetër. Por drejtimi i Partisë nuk ka asnjë problem dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Kjo është e padiskutueshme. Sali Berisha me ekipin e tij do të drejtojë PD-në”, tha Noka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›