E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush e rrëmbeu Golden Buzzer-in e dytë? Nata e tretë e Albania’s Got Talent mbushur me talente dhe momente magjike

Albania’s Got Talent në Vizion Plus po tejkalon çdo puntatë e më shumë pritshmëritë e publikut shqiptar duke i lënë të mbërthyer pas ekranit.

Edhe nata e tretë e spektaklit ka sjellë një mori talentesh. Një vogëlush që njeh çdo flamur dhe më shumë, një pianiste që Ledina Çelo e quajti “më të mirë se Lady Gaga”, kërcimtarë të zotët e të tjerë talente.

Kjo natë shënoi edhe Golden Buzzer-in e dytë të këtij super spektakli. Arjeta Dhima ventrilokuistja e cila me talent dhe shumë humor mori zemrën e të gjithëve, por më shumë të Agron Llakajt i cili shtypi butonin e magjishëm gold.

Një tjetër natë për të mos u harruar, e cila premton se e ardhmja do të vijojë të prodhojë të njëjtin spektakël në ekranin e Vizion Plus.

Për të gjithë ju që nuk patët mundësinë ta ndiqnit LIVE spektaklin e rekordeve, mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus, youtube, Facebook, Instagram dhe Tik-Tok.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›