Kush është 49-vjeçari i armatosur i arrestuar pranë tubimit të Trump

Një burrë 49-vjeçar u arrestua të shtunën pranë një tubimi të fushatës së Donald Trump në Kaliforni dhe iu gjetën armë, por u lirua me kusht në të njëjtën ditë, njoftoi zyra e sherifit të dielën.
Incidenti pasoi dy tentativa për vrasje ndaj ish-presidentit republikan të SHBA-së, aktualisht kandidat për President në zgjedhjet e 5 nëntorit.
I arrestuari quhet Vem Miller dhe është banues në Las Vegas. Një pushkë, një pistoletë e mbushur dhe një karikator u gjetën në makinën e tij, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside në Kaliforninë lindore.
Njoftimi thekson se nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e Trump ose atyre që merrnin pjesë në ngjarje.
Miller u lirua atë mbrëmje dhe do të dalë në gjykatë më 2 janar.
A beautiful evening in Coachella, California last night. Thank you! pic.twitter.com/zTbN7zpAWl
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 13, 2024
Kush është Miller
Miller ka një histori të gjerë përplasjesh me ligjin, thanë burimet dhe duket se është anëtar i lëvizjes së qytetarëve sovran, një lëvizje e ekstremit të djathtë që mbështetet në teoritë konspirative dhe beson se qeveritë nuk kanë fuqi mbi ato.
FBI e ka quajtur grupin “ekstremistë anti-qeveritar”.
Miller, një republikan i regjistruar, ka një diplomë master nga UCLA dhe kishte kandiduar për Asamblenë e Shtetit të Nevadës në vitin 2022, raportoi Press-Enterprise.
Ai gjithashtu duket se zotëron një kompani CBD me bazë në Kaliforni dhe ka përkrahur teori konspirative dhe retorikë agresive mizogjene në internet.
Vem Miller, arrested with illegal firearms and fake VIP passes near Trump’s Coachella rally in an alleged assassination attempt, has been released on $5K bail. Interestingly, he was recently spotted near high-profile figures like Vivek, Newt Gingrich and R.F.K Jr. #BreakingNews https://t.co/8yTgKoqDy2 pic.twitter.com/R4tUpzl88G
— Evoclique (@Evoclique_) October 14, 2024
Policët e ndaluan atë në një pikë kontrolli pranë tubimit të Coachella me një SUV të zi përpara se Donald Trump të mbërrinte.
Policia e qarkut Riverside “vunë re se pjesa e brendshme e automjetit ishte rrëmujë dhe kishte një targë false”.
Burrit iu gjetën pasaporta dhe patentë shoferi në emra të ndryshëm, automjeti i tij ishte i paregjistruar dhe targa e tij ishte false, sipas Sherif Bianco. Shërbimi Sekret dhe FBI po hetojnë incidentin./vizionplus.tv