Kush është Venera e Vjenës, nudo në metronë e qytetit? (FOTO)
Një femër hipi në metronë e Vjenës në mëngjes, pa asgjë në trup përveç një palë çizmesh me lëkurë.
Pasagjerët mbetën të habitur kur e panë atë në tren dhe nisën të shkrepin foto me celularët e tyre.
Ajo hipi në stacionin Kardinal Nagl Platz dhe i shoqëroi udhëtarët për disa stacione.
Ajo zbriti më pas sërish pa thënë asnjë gjë.
Stafi i metrosë është duke studiuar imazhet e kamerave për të përcaktuar se kush është kjo femër, që ka nisur të quhet edhe Venera e Vjenës.
Edhe gazetat kanë publikuar fotot e saj, duke kërkuar informacion për identitetin e saj.

