Kush është problemi më i madh i Serbisë

Disa media perëndimore kanë zbuluar së fundmi se shumë ekspertë mbi Ballkanin e kanë ditur tash e një kohë të gjatë se problemi i vërtetë i Serbisë nuk është Kosova, e madje as gjenerali Ratko Mlladiq
Nga Patrick Moore
Rreziku më i madh për Serbinë është kontrolli
i ekonomisë apo i fuqisë politike nga një grup biznesmenësh mafiozë.
Paratë i kanë fituar në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe që prej atëherë
janë pasuruar në vazhdimësi.
Këta biznesmenë, kanë vendosur në vitin 2000 të Millosheviqi të mos mbetet më
në pushtet. Siç duket, ata kanë bërë marrëveshje për formimin e yjeve të reja
në politikën serbe, siç ishte për shembull Vojisllav Koshtunica dhe Zoran
Gjingjiq.
Marrëveshja ishte që njerëzit e biznesit të jenë të lirë të ndjekin interesat e
tyre të dyshimta, në këmbim me të hollat që ata do të ofrojnë për politikanët
dhe partitë e tyre.
Në këtë kuadër, këta biznesmenë gjithashtu kanë blerë edhe ndikimin politik. Me
shkarkimin e Millosheviqit në tetor të 2008-ës, elementet korruptive dhe
kriminale që mbështetnin regjimin e tij nuk ishin të gatshme dhe të afta të
vazhdonin ashtu siç kanë bërë më parë, pavarësisht se kush ishte njeriu që
ishte ulur në zyrë.
Këta njerëz kanë ndarë tregjet mes vete dhe kanë mbajtur të tjerët serbët dhe
të huajt larg kësaj skene. Në muajt e fundit, mediat serbe kanë publikuar
disa shkrime për këta njerëz dhe perandoritë e tyre të biznesit, të cilat
shpesh janë ndërtuar duke blerë ish kompanitë apo tokat në pronësi të shtetit.
Këta biznesmenë kontrollojnë gjithçka, që prej qendrave tregtare e deri tek
tokat në portin e Beogradit, duke i shfrytëzuar të gjiha pamëshirshëm për
përfitime personale.
Dy rrëfime
Fenomeni i biznesmenëve megjithatë nuk është aspak i ri. Ka kohë që kam shkruar
se arsyeja e vetme pse politikanët serbë kanë bërë aq zhurmë për Kosovën ka të
bëjë me tendencën për të zhvendosur vëmendjen e votuesve nga problemet reale të
Serbisë.
Këto probleme janë krimi dhe korrupsioni, për çka këta biznesmenë janë
shembulli më i rëndësishëm i ilustrimit.
Javën e kaluar, këta biznesmenë kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve
nëpërmjet dy lajmeve. I pari kishte të bënte me një raport në mediat gjermane,
sipas të cilit Bogolub Kariq kishte fituar azil politik në Rusi.
Të rikujtojmë se dy qytetarët tjerë të Serbisë të cilët gjithashtu gëzojnë
azilin politik në parajsën e Putinit janë Mira Markoviq dhe Marko
Millosheviq, e veja dhe i biri i diktatorit tashmë të vdekur. Kjo dëshmon se
cilin lloj të njerëzve Kremlini e konsideron politikisht të persekutuar.
Kariq dikur ishte një nga biznesmenët e fuqishëm, por ka thyer rregullin më
kryesor. Nuk kënaqej vetëm duke blerë ndikimin politik, ai synonte një pushtet
të vërtetë politik për vetveten.
Kësisoj, ai pati themeluar partinë e tij politike dhe fitoi 18 për qind të
votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2004-ës. Partia e tij filloi të
shënojë rritje në anketimet e opinionit dhe ai filloi të blejë deputetë të
Kuvendit për tiu bashkuar partisë së tij.
E gjithë kjo ishte një alarm për establishmentin politik. Befasisht, ata
filluan të zbulojnë parregullsitë e biznesit të tij, në vitet e fundit. Ia
morën bizneset, ia mbyllën televizionin dhe lëshuan një fletë-arrest kundër tij
më 2006-ën. Tani, ai shfaqet si një refugjat politik në Rusi.
Lajmi i dytë ka filluar të qarkullojë në javët e fundit dhe kulmoi më 2 gusht,
kur perandoria mediale gjermane WAZ konfirmoi se largohet nga Ballkani.
Për një kohë të gjatë, ka pasur në pronësi të përditshmet në Bullgari dhe kudo
tjetër, por përpjekjet për të blerë të përditshmen beogradase Novosti kanë
dështuar. Me fjalë të tjera, biznesmenët serbë dhe ata që marrin urdhëra prej
tyre, kanë mbajtur gjermanët larg tregut të mbyllur serb.
WAZ dhe drejtori i saj, Bodo Hombach, janë biznesmenë të fuqishëm, por Hombach
tha më 2 gusht se, madje edhe për të, ka abuzim të zgjeruar pushteti në
Ballkan.
Ai ka shtuar se Serbia është rast i veçantë për faktin se edhe qeveria madje
ka ndihmuar që Waz të përndiqet nga vendi. Hombach ka argumentuar se lidhjet
e ngushta midis oligarkëve dhe pushtetit politik janë duke e helmuar tregun.
Hombach ka thënë se përvoja e WAZ-it në Serbi ka qenë një rast sprove për
gatishmërinë e Serbisë karshi Bashkimit Evropian.
Ai është zotuar se do të dëshmojë në Komisionin Evropian për mënyrën se si janë
bërë vërtetë punët. Bosët në Beograd ndërkaq kanë qenë në gjendje ta mbajnë
Hombachun larg tregut të Serbisë, por ai i njeh qendrat e pushtetit në Bruksel
më mirë seç i njohin zotërinjtë në Serbi. /rfe/