Kush i theri, kush i shpërndau dhe kush i mori pakot me mish?
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë shpërndarë pako me mishin e qengjave dhe deshve, ashtu siç ai kishte kërkuar.
Por rreth këtij procesi dihet shumë pak.
Kështu, Ministria e Bujqësisë, që ishte caktuar nga Berisha si udhëheqëse e këtij procesi, thotë se me këtë çështje është ngarkuar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Kjo e fundit thotë për GSH se atyre iu është kërkuar informacion se cilat janë kompanitë që ofrojnë kapacitete për të therur e paketuar mishin.
Vetëm kaq ka bërë Dhoma e Tregtisë.
Kurse Bashkia thotë se ka marrë pakot me mish dhe i ka shpërndarë në dhjetëra familje në nevojë, që janë identifikuar prej tyre.
Por Bashkia nuk ka sqaruar sa pako kanë qenë dhe sa familje kanë përfituar.
Në këtë mënyrë kjo çështje siç nisi edhe u bitis, në mënyrë qesharake.