Kush ishte Kazinski?

Gjatë të gjithë karrierës së tij politike, ai nuk pati frikë të apelonte tek ndjenjat populiste.
Në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Varshavës, ai ndaloi dy herë zhvillimin e një parade homoseksualësh dhe foli në mbështetje të rikthimit të dënimit kapital.
Leh Kazinski ka qënë në postin e presidentit që prej vitit 2005.Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslav Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohen edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolik si shumë njerëz në Poloni.
Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia kishte dy vëllezërit binjakë në drejtimin e vendit, Leh ishte president, kurse Jaroslav kryeministër.
Por që prej vitit 2007, presidenti Kazinski ka punuar me Donald Tusk të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale.
Zoti Kazinski ka qënë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk.