Kush janë 4 finalistët e “Big Brother 4”

Tiranë, 27 mars, NOA – Java e fundit e spektaklit më të ndjekur në vend Big Brother ka përcaktuar dhe finalistët. Ata janë; Marjeli, Ogreni, Ermela dhe Ergysi. Televotimet kanë larguar nga konkurrimi Nedën. Ndërkohë që në fillim të emisionit u largua dhe Mirjeta.
Emocionet dhe surprizat nuk kanë munguar në natën para finale të spektaklit. Shtëpinë e konkurrentëve e kanë vizituar dy futbollistë të kombëtares së futbollit dhe grupi i mirënjohur “Elita 5”.
Por emocionet më të forta kanë qenë në momentin e largimit të Nedës dhe Mirjetës. Gjatë largimit të Mirjetës, Marjeli nuk ka arritur t’i mbajë lotët. Ndërkohë që më pas ka ardhur dhe eliminimi i Nedës, gjë që ka sjellë dhe trishtimin e Ogrenit, lotë dhe emocione të forta.
a.k/NOA
Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: Big Brother, Ermala dhe Ergysi, finalistët, Marjeli, Ogreni