E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush jane 9 te arrestuarit akuzat qe rendojne mbi ta dhe Paro Lacin

Paro Laci

Tirane 19 mars 2011 NOA- Update Policia e Shtetit pak minuta me pare ne nje deklarate per mediat ka saktesuar emrat dhe akuzat e nente personave te arrestuar.

Ky arrestim ka ardhur pas 1 vit hetimi dhe si rrjedhoje e tij kane rene ne pranga Presidenti i klubit te futbollit te Rubikut Paro Laci i moshes 45 vjecare i njohur si ish-presidenti i klubit te futbollit te Partizanit.

Krahas tij ne prangat e policise kane rene edhe 8 persona te tjere

1-Edmond Gjergj Temali 42 vjec banues ne  Shkoder

2-Agron Gjon Arusha 36 vjec banues ne Velipoje Shkoder

3-Bledar Bashkim Kume 25 vjec banues ne Lac Kurbin

4-Kozma Lazri Kule  52 vjec banues ne Berat.

5-Shkelqim Jashar Balliu 45 vjec banues ne Berat gjyqtar sportiv.

6-Endri Ali  Dimo  20 vjec nga Elbasani

7-Altin Mehmet Xhura 34 vjec nga Dibra me aktivitet privat ne fushen e tregtimit te gomave te automjeteve.

8- Agron Faik Laci 34 vjec banues ne Tirane

Sipas policise Paro Laci u kap ne flagrance pasi kishte marre 40 mije euro per dhenien e nje licence minerare ne kundershtim me ligjin.

Nderkohe mbi te ndaluarit e tjere rendojne edhe akuzat e marrjes se shumave te konsiderueshme te parave per lirimin e nje te denuari per vrasje nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder.

Nderkohe nje tjeter akuze qe rendon ndaj tij dhe tete te ndaluarve te tjere eshte edhe trukimi per ndeshjet e futbollit.

I ndaluari Paro Laci ishte shoqeruar sot ne mesdite ne ambientet e policise dhe vetem pak me pare u urdherua arrestimi ndaj tij.

Keto arrestime u bene nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e  Perbashket Hetimore Task Force kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePolicia e Shtetit dhe Permbarimi Gjyqesor marreveshje per vendimet e paekzekutuaraPolicia flet zyrtarisht per vrasjen e dyfishte ne Shkoder dhe kapjen e TafilajVrasja e dyfishte ne Shkoder kapet ne Tirane Admir TafilajBasha Policet e Patrulles se Pergjithshme te Policise engjejt mbrojtes te qytetareveICITAP dhe OSBE kurorezojne trajnimet e Policise se Shtetit Lidhje40 mije euro Agron Arusha Agron Laci Altin Xhura Bledar Kume Edmond Themali Endri Dimo Kozma Kume licence minerare Paro Lci policia e shtetit Shkelqim Balliu

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›