Kush janë specialistët e goditjeve standarde në Premier League

Konsiderohen si specialistë në hije pasi me skemat e tyre u garantojnë klubeve përkatëse gola nga goditjet standarde. Në Premier Ligë vlerësohen shumë dhe gati të gjithë menaxherët kanë nga një të tillë pranë, i cili u garanton edhe më shumë gola se sulmuesit kryesorë.
Moda e trajnerëve, të cilët merret me skemat e lojtarëve në situatat e krijuara nga goditjet standarde ka mbërritur edhe në Gjermani. Tomas Tuhel pas transferimit në Mynih bëri gjithçka për të marrë me vete edhe Entoni Berrin. Ish-futbollistin e nga Liverpuli, i cili e ndihmonte gjermanin te Çelsi në situatat e goditejeve standarde.
Sa i përket Premier Ligës statistikat thonë se është Arsneali me trajnerin më të mirë për të shfrytëzuar goditjet standarde. Arteta i ka besuar gjithçka Nikolas Hover ndërsa Josep Guardiola në këtë drejtim këshillohet nga Karlos Visens.
Skuadrat me më shumë gola të shënuar nga goditjet standarde:
1.Arsenal – 14
2.Everton – 13
3.Luton – 11
4.Man.Siti – 10
5.Njukasëll, Totenham, Ulves – 9
8.Aston Villa – 8
9.Brentford – 7
10.Çelsi, Fulham, Liverpul, Uest Ham – 6